Willkommen auf den Seiten des Auswärtigen Amts

Kërkimi i një vendi të punës për akademikë

Personensuche

Sucher, © www.colourbox.com

04.01.2024 - Artikel

Kërkimi i një vendi të punës – Çfarë duhet të dini?

Kush mund të aplikoj për vizë për kërkim të një vendi të punës?

Ju mund të aplikoni për vizë për të kërkuar një vend pune në Gjermani nëse keni një diplomë universitare mirëpo nuk keni një ofertë konkrete pune, dhe nëse:

  • Ju është njohur diploma universitare në Gjermani OSE
  • Diploma juaj universitare është e krahasueshme me një diplomë universitare gjermane.

Me këtë vizë keni 6 muaj kohë për kërkim të një vendi të punës në Gjermani, i cili përputhet me kualifikimin tuaj.

Si mund ta di, nëse diploma ime universitare është e krahasueshme me një diplomë universitare gjermane?

Diploma juaj universitare duhet ose të jetë njohur në Gjermani, ose të konsiderohet e krahasueshme. Nëse diploma juaj universitare përfshihet në këtë kategori, apo jo, këtë informacion mund ta gjeni këtu.

Nëse nuk e gjeni aty, atëherë ju mund t’i drejtoheni Zyrës Qendrore për Arsimim Jashtë Vendit me kërkesën për konstatim të krahasueshmërisë.

A vlenë kjo rregull për të gjitha profesionet, të cilat kanë parakusht studimet universitare?

Jo për të gjitha. Disa profesione mund t’i ushtroni vetëm nëse kualifikimi juaj është njohur në Gjermani. Këtu bëjnë pjesë para së gjithash profesionet nga fusha e mjekësisë dhe juridikut.

Me një vizë për kërkim të një vendi të punës, a mund të filloj punën menjëherë?

Fatkeqsisht jo. Me këtë vizë keni të drejtë të punoni vetëm 10 orë në javë dhe vetëm në profesionin i cili përputhet me kualifikimin tuaj. Sapo të keni gjetur një vend pune, ju lutemi t’i drejtoheni zyrës për të huajt në vendin tuaj të qëndrimit në Gjermani. Aty ju mund të parashtroni kërkesë për një lejeqëndrim dhe leje pune.

Caktimi i terminit për aplikim për vizë

Ju lutemi që fillimisht t’i kompletoni të gjitha dokumentet e nevojshme për një aplikim për vizë dhe të regjistroheni më pas për një termin në kategorinë "Masa e përshtatjes me ekuivalencë të pjesshme, kërkim pune, i vetëpunësuar" (Anpassungsmassnahme mit teilweiser Gleichwertigkeit, Arbeitsplatzsuche, Selbstständige) përmes sistemit të dhënies së termineve të ambasadës. Tek pyetja punëdhënësi ju lutemi shënoni „kërkim të një vendi të punës" (Arbeitsplatzsuche als Akademiker). Eventualisht brenda një-dy javëve pas regjistrimit ju do të pranoni fillimisht një e-mail në adresën e dhënë gjatë regjistrimit për termin me lutjen për t’i dërguar paraprakisht disa dokumente me e-mail. Prandaj luteni që të kontrolloni rregullisht kutinë tuaj të postës elektronike.

Cilat dokumente më duhen për vizë për kërkim të një vendi të punës?

Ju lutemi plotësoni një aplikacion elektronik për vizë në kompjuter dhe shtypeni atë. Përveç kësaj, na nevojiten dokumentet në vijim:

Ju lutemi vini re: Të gjitha dokumentet duhet të jenë të përkthyera në gjermanisht, të paraqitura në origjinal dhe me një kopje (pa kopje me ngjyra) dhe dokumentet nuk duhet të jenë të kapura

  • 2 fotografi biometrike të pasaportës (jo më të vjetra se gjashtë muaj)
  • Pasaporta (me validitet së paku gjashtë muaj)
  • Tarifa në vlerë prej 75 euro në para të gatshme
  • Certifikata e vendbanimit (jo më e vjetër se gjashtë muaj)
  • Dëshmi mbi diplomimin:
    • Diploma universitare gjermane OSE
    • Diploma universitare e  huaj, e njohur në Gjermani OSE
    • Diploma universitare ekuivalente me një diplomë universitare gjermane
  • Për profesionet e reglementuara: Dëshmia mbi lejen për ushtrimin e profesionit
  • Për profesionet mjekësore: Dëshmi e aftësive gjuhësore të nevojshme për ushtrimin e profesionit
  • Jetëshkrimi profesional në gjuhën gjermane. Ju lutem t’i bashkangjitni dëftesat, diplomat, jetëshkrimin dhe eventualisht dokumentet e tjera, të cilat e dëshmojnë kualifikimin tuaj.
  • Nëse keni: dëshmi të tjera lidhur me përgatitjen tuaj për kërkim të vendit të punës
  • Letra motivuese me të dhënat lidhur me punëkërkimin e synuar:
    • Sektori
    • Rajoni
    • Vendi i qëndrimit të planifikuar
    • Vendbanimi
  • Një garancion. Ky duhet të paraqitet si formular zyrtar dhe t’i përmbajë pikat vijuese:
    • Kohëzgjatjen e qëndrimit të planifikuar
    • Të dhënat mbi synimin e punëkërkimit
    • Kapaciteti financiar i garantuesit/es duhet të dëshmohet. Opcioni i besueshmërisë nuk mund të pranohet.
  • Alternativë për garancionin: një llogari bankare e bllokuar për së paku tre dhe më së shumti gjashtë muaj. Informacione me të hollësishme mund të gjënden në përmbledhjen e kostos së jetesës në Gjermani. Jeni të lirë të zgjidhni ofruesin. Informacione mbi ofruesit mund të gjenden, për shembull, në internet. Fatkeqësisht, për arsye ligjore, ambasada nuk mund të japë asnjë informacion apo edhe rekomandime për ofruesit.
  • Sigurimi shëndetësor i udhëtimit (INCOMING):
    • me vlefshmëri 6 muaj brenda vitit
    • i vlefshëm nga data e parashtrimit të kërkesës për vizë
  • Udhëzimi i printuar dhe i nënshkruar për plotësinë e dokumenteve dhe informacionin e pasaktë në procesin e vizave

Ju lutem vini re: Përtej dokumenteve të listuara, varësisht nga rasti mund të kërkohen edhe dokumente të tjera. Për këtë qëllim, ambasada ju kërkon të ofroni një email private në të cilen ju mund të kontaktoheni gjatë tërë procedures së aplikimit.

Koha e procesimit pas dorëzimit personal të aplikacionit

Si rregull pas dorëzimit të dokumenteve të kompletuara duhet llogaritur me një kohë të procesimit prej dy deri në katër javë. Veçanërisht, nëse keni qëndruar një herë më parë për një kohë të gjatë në Gjermani, koha e procesimit mund të zgjatet.

Kthimi i dokumentacionit

Për kthimin e pasaportave ambasada bashkëpunon me shërbimin postar DHL, i cili shërbimet e tij i ofron në sallat e pritjes brenda ambientit të ambasadës.

Ju lutemi blini një zarf të parapaguar dhe me adresë dhe dorëzojeni atë bashkë me aplikacionin tuaj në sportel të zyrës së vizave.

Sapo të ketë përfunduar procesimi i aplikacionit tuaj, ambasada e dorëzon zarfin me pasaportën dhe eventualisht dokumentet e tjera në DHL për ta dërguar. Përmes kodit të gjurmimit, të cilin e pranoni në momentin e blerjes së zarfit nga DHL, ju mund në çdo kohë të kontrolloni, nëse ambasada e ka dorëzuar zarfin në DHL.

Më shumë informata gjeni këtu.

Ju lutemi që pas pranimit të pasaportes tuaj të verifikoni korrektësinë e të dhënave personale dhe të dhënat e udhëtimit në vizë. Përmirësimet janë parimisht të mundura nëse lajmëroni gabimet eventuale menjëher. Nëse gabimet eventuale lajmërohen më vonë, atëher mund të kërkohen tarifa shtesë. Në rast se gjeni pasaktësi ne vizë atëher ju lutem i drejtoheni ambasadës menjëher përmes email-it zyrtar visa@pris.diplo.de


nach oben