Willkommen auf den Seiten des Auswärtigen Amts

Oda Ekonomike Gjermano-Kosovare

KDWV Logo

KDWV Logo, © KDWV

Artikel


Oda Ekonomike Gjermano-Kosovare (Kosovarisch-Deutsche Wirtschaftsvereinigung apo shkurt KDWV) u themelua më 17 prill 2012 në Prishtinë nga 39 ndërmarrje. Ndërkohë ajo ka arritur të mbledh rreth vetes 130 ndërmarrje anëtare dhe të bëhet një nga akterët më të rëndësishëm për ekonominë dhe qeverinë e Kosovës, por edhe për ndërmarrjet gjermane dhe shoqatat ekonomike që kanë interesim për Kosovën.

 KDWV-Vorstand
Der im Juli 2021 gewählte, neue KDWV-Vorstand mit der KDWV-Geschäftsführerin© KDWV

Iniciativa për themelimin e kësaj Ode, doli nga ndërmarrjet kosovare dhe u përkrah nga Ambasada Gjermane në Prishtinë dhe Oda Ekonomike e Kosovës. Oda Ekonomike Gjermano-Kosovare është organizatë e pavarur, jopolitike dhe jofitimprurëse në përputhje me ligjet e Kosovës.

Ajo këshillon ndërmarrjet nga Kosova dhe Gjermane lidhur me çështjet e tregtisë dhe invesimeve. Njëkohësisht është zë i anëtarëve të saj kundrejt Qeverisë së Kosovës për temat, të cilat i përkasin tregtisë me Gjermaninë dhe investimet gjermane në Kosovë.

Ajo organizon ngjarje, publikon studime, organizon udhëtime ekonomike drejt Gjermanisë dhe i shoqëron delegacionet ekonomike gjermane në Kosovë.  


Drejtorshë ekzekutive e OEGJK-së është zonja Nora Hasani.


Kryesia e OEGJK-së përbëhet nga anëtarët në vijim:

Besnik Beqiri (President) Kerasan

Eriola Bibolli (Zëvendëspresidente) - Procredit Bank

Ylli Dushi (Schatzmeister) ND Pay Kosovo

Visar Dobroshi – Recura

Shqipe Dushi – DHL Kosovo

René Eschemann KfW

Fadil Hoxha – Jaha Group

Jan-Axel Voss (Anëtar nderi) – Ambasada Gjermane



Uebfaqja e Odës Ekonomike Gjermano-Kosovare

Faqja e Facebook-ut të Odës Ekonomike Gjermano-Kosovare



nach oben