Willkommen auf den Seiten des Auswärtigen Amts

Fjala e Ministrit Federal për Punë të Jashtme, Heiko Maas, me rastin e përfundimit të Ramazanit (Id al-Fitr)

Id al-Fitr 2018

Id al-Fitr 2018, © colourbox

22.11.2017 -

Të gjithë myslimaneve dhe myslimanëve iu uroj një festë të bekuar të përfundimit të agjërimit dhe një Id al-Fitr të bekuar.
 
Ramazani, muaji i agjërimit, për besimtarët myslimanë në mbarë botën është një kohë e veçantë – kohë e reflektimit por edhe e pjesëmarrjes dhe të bashkëjetesës. Për këtë arsye urimet më të përzemërta ua përcjellim pikërisht atyre, të cilët nuk mund të festojnë në gjirin e familjes dhe miqve.
 
Gjestet e solidarizimit, të takimeve paqësore dhe respektit në kohëra stuhish janë më të rëndësishme se kurrë: krizat dhe konfliktet tejkalohen vetëm nëse arrijmë të kuptojmë njëri-tjetrin dhe përkushtohemi së bashku në një dialog. Festat, si kjo e sotmja na kujtojnë përgjegjësinë që kemi, duke i kapërcyer kufijtë fetarë, dallimet politike dhe ndryshueshmëritë të angazhohemi për tolerancë, pajtim dhe paqe.