Willkommen auf den Seiten des Auswärtigen Amts

Komunikatë për shtyp: Hapet Parku Kosovaro-Gjerman i Inovacionit dhe Trajnimeve (ITP) në Prizren

Otvoren je Kosovsko-nemački park za inovacije i obuku (ITP) Prizren:

Otvoren je Kosovsko-nemački park za inovacije i obuku (ITP) Prizren:, © Deutsche Botschaft Pristina

19.05.2020 -

Hapet Parku Kosovaro-Gjerman i Inovacionit dhe Trajnimeve (ITP) në Prizren:

Kryeministri në detyrë Albin Kurti dhe ambasadori gjerman lansojnë thirrjen e parë për aplikime për bizneset dhe projektet kombëtare dhe ndërkombëtare për ta nxitur zhvillimin ekonomik


Që nga sot, bizneset kombëtare dhe ndërkombëtare dhe iniciatorët e projekteve mund t'i dorëzojnë aplikacionet e tyre për të marrë me qira hapësirë në Parkun Kosovaro-Gjerman të Inovacionit dhe Trajnimeve  (ITP) në Prizren. Me 52 ndërtesat e tij dhe një infrastrukturë mbresëlënëse, parku prej 40 hektarësh do të jetë shtëpi e kompanive, bizneseve „start up“ dhe ofruesve të trajnimeve, si dhe e institucioneve kërkimore të specializuara në TIK, agropërpunim dhe përpunim të ushqimit si dhe industri kreative dhe kulturore për t'i realizuar idetë dhe projektet e tyre inovative. 

Kryeministri në detyrë, z. Albin Kurti, dhe ambasadori gjerman në Kosovë, z. Christian Heldt, lansuan së bashku thirrjen gjatë një vizite në ITP-në që ndodhet në Prizren.

Përmbajtje të tjera