Willkommen auf den Seiten des Auswärtigen Amts
Komunikatë për media: Mirëpriten kompanitë e para në Parkun e Inovacionit dhe Trajnimeve në Prizren

Die ersten Mieter am ITP Prizren, © Deutsche Botschaft Pristina
Më 26 prill 2021, Kryeministri Albin Kurti dhe Ambasadori Gjerman Jörn Rohde së bashku me Ministren e Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë Rozeta Hajdari dhe Kryetarin e Komunës së Prizrenit Mytaher Haskuka mirëpritën bizneset e para në Parkun e Inovacionit dhe Trajnimeve (ITP) në Prizren. Grupi i parë i bizneseve, sot gjatë ceremonisë u mirëpritën në hapësirat e tyre të reja. Ky grup prej gjashtë bizneseve nga sektorë të ndryshem, siç janë industritë kreative dhe kulturore, automatizimi industrial, shërbimet gjuhësore dhe arsimi dhe trajnimet, tashmë kanë nënshkruar marrëveshjet e tyre të qirasë në ITP në Prizren. Biznese të tjera do të bëhen pjesë e ITP-së gjatë javëve në vijim.