Willkommen auf den Seiten des Auswärtigen Amts

Komunikatë për shtyp: Gjermania mbështet Impiantin e Parë të Ujërave të Zeza të Kosovës në Prizren

Ambasadori Rohde

Ambasadori Rohde, © KfW/Arben Llapashtica

03.11.2021 -


Sot, Kryeministri Kurti, Ambasadori Rohde dhe Drejtori Volker Oel nga Ministria Federale për Bashkëpunim Ekonomik dhe Zhvillim (BMZ) inauguruan impiantin e parë për trajtimin e ujërave të zeza në Kosovë. Impianti i ri i Prizrenit do të trajtojë ujërat e zeza të rreth 50.000 banorëve dhe do të përmirësojë dukshëm kualitetin e ujërave të lumenjëve dhe liqeneve në Kosovë. Për ndërtimin e impiantit të ri të ujërave të zeza janë investuar bashkërisht gjithsej 22 milionë EUR: Gjermania nëpërmjet Bankës Gjermane për Zhvillim KfW, ka kontribuar me 12 milionë EUR, ndërsa investimit i janë shtuar edhe nga 5 milionë EUR nga Republika e Kosovës, si dhe Komuna e Prizrenit.

Me këtë rast, Ambasadori Rohde deklaroi: „Është gjë e mrekullueshme të shohësh tek jetëzohet një tjetër projekt të bashkëpunimit të suksesshëm të përbashkët. Nga investimet tona të përbashkëta prej 22 milion EUR do të përfitojnë drejtëpërdrejtë qytetarët e Prizrenit, duke ruajtur kështu shëndetin e qytetarëve dhe mbrojtur mjedisin dhe resurset ujore.

Direjtori Oel (BMZ) tha: „Jam i lumtur të shoh që ky investim gjerman kontribuon gjithashtu në iniciativat ndërkufitare të Kosovës dhe çon ujëra në shtetet fqinje duke përmbushur standardet e BE-së.“

Faza tjetër e projektit do të zgjerohet dhe mbulojë trajtimin e ujërave të zeza për tërë qytetin e Prizrenit. Gjermania nëpërmjet KfW mbështet projekte të trajtimit të ujërave të zeza edhe në komunat e Pejës dhe Gjakovës. Për më tepër Gjermania përkrah edhe investime të tjera në vlerë prej 17.5 milionë EUR për rehabilitimin dhe zgjerinim e rrjetit të trajtimit të ujërave të zeza.

Projekti për trajtimin e ujërave të zeza në Prizren me Ujësjellësin Rajonal Hidroregjioni Jugor përbëhet nga zëvendësimi dhe riparimi i rrjetit të ujërave të zeza, ndërtimi i impiantit për trajtimin e ujërave të zeza dhe plotësohet nga zhvillimi institucional dhe aktivitetet e trajnimit.