Willkommen auf den Seiten des Auswärtigen Amts
Ministrja e Jashtme Federale Baerbock për emërimin e Manuel Sarrazin të Dërguar të Posaçëm të Gjermanisë për Ballkanit Perëndimor

Ministrja e Jashtme Federale Annalena Baerbock, © Thomas Imo/photothek.net
Me rastin e emërimit të Manuel Sarrazin të Dërguar të Posaçëm të qeverisë gjermane për shtetet e Ballkanit Perëndimor Ministrja e Jashtme Federale Annalena Baerbock (më 02.03.) deklaroi:
Në kabinetin qeveritar ne kemi vendosur për të emëruar Manuel Sarrazin të Dërguar të Posaçëm të qeverisë gjermane për shtetet e Ballkanit Perëndimor. Jam veçanërisht e lumtur për këtë, sepse e vlerësoj shumë Manuel Sarrazin-in dhe e di saktë se me çfarë pasioni ai angazhohet për çështjet e Ballkanit Perëndimor.
Pikërisht në situatën e tanishme, stabiliteti dhe perspektiva evropiane e Ballkanit Perëndimor është prioritet i lartë strategjik i Gjermanisë. Ne si qeveri federale e kemi krijuar pozitën e të dërguarit të posaçëm në mënyrë që së bashku me gjashtë shtetet të punojmë me synim të arritjes së perspektivave zhvillimore dhe për t’i mbështetur këto vende sa më mirë që mundemi në proceset e vazhdueshme të reformave. Në detyrën e tij, Manuel Sarrazin do të bashkëpunojë ngushtë me të Dërguarin e Posaçëm të BE-së për Dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajčák, si dhe Përfaqësuesin e Lartë për Bosnje-Hercegovinën, Christian Schmidt.
Një Ballkan Perëndimor i fortë, stabil dhe i vendosur në themele të paqes e përcakton edhe të ardhmen e BE-së në Evropën Juglindore.