Willkommen auf den Seiten des Auswärtigen Amts
Ditët e Gjuhës Gjermane në Kosovë nga 8-20 maj 2022

Ditët e Gjuhës Gjermane 2022, © Ambasada Gjermane Prishtinë
Në dy javët në vijim ambasadat e Gjermanisë, Austrisë dhe Zvicrës sërish, së bashku me partnerë të tjerë do t‘i organizojnë Ditët e Gjuhës Gjermane në Kosovë.
Ambasadori Jörn Rohde me rastin e hapjes tha: „Gjuha gjermane i lidh vendet tona me Kosovën dhe këtë dëshirojmë ta festojmë në javët që vijnë. I ftoj përzemërsisht të gjithë të interesuarit të marrin pjesë në organizimet e shumëta!“
Ambasadori Christoph Weidinger nënvizoi: „Gëzohem që edhe këtë vit ia kemi dalur që bashku të përgatisim një program të larmishëm. Për t’i përmendur vetëm disa ngjarje kulminante: Mund të shihni filma aktual austriakë, ndër tjerash produksionin e përbashkët austriako-gjerman që është shpërblyer me çmim “Große Freiheit„, apo t’i ndiqni leximet e autores austriake Petra Nagenkögel. Shfrytëzojeni mundësinë për të zbuluar shumëdimensionalitetin e gjuhës gjermane.“
Ambasadori Thomas Kolly theksoi: „Gjuha dhe kultura jonë e përbashkët janë diçka që na lidhin ngushtë me familjet në Kosovë. Nëpërmjet aktiviteteve tona do të përpiqemi të arrijmë tek sa më shumë njerëz në Kosovë.“
Nga 8-20 mai 2022 në Kosovë do të zhvillohen aktivitete të shumëta rreth gjuhës gjermane:
- Gjatë organizimit „Inovacion nga Kosova për tregjet gjermanofolëse“ odat ekonomike do të diskutojnë lidhur me rëndësinë e gjermanishtes për punë në Kosovë.
- Filmi austriako-gjerman “Die Große Freiheit„ do ta ketë premierën e tij në Kosovë, ndërsa do të pasojë shfaqja e filmave të tjerë të përzgjedhur nga Austria dhe Zvicra.
- Lexime të autoreve gjermanofolëse do të mbahen në kuadër të Festivalit Polip në Prishtinë.
- Gjatë piknikut me poezi në Parkun e Qytetit në Prishtinë ju mund t’i prezantoni poezitë tuaja të preferuara.
- Përgjatë Ditëve të Dyerve të Hapura dhe ngjarjeve informuese ju do të keni mundësinë të zbuloni gjithçka rreth gjuhës gjermane në Kosovë, sa i përket studimeve dhe kërkimeve shkencore në hapësirën gjermanofolëse.
Programin e plotë të Ditëve të Gjuhës Gjermane e gjeni këtu: www.facebook.com/TddSKosovo