Willkommen auf den Seiten des Auswärtigen Amts

Urimi i Ministrit të Jashtëm Maas për festën e përfundimit të agjërimit

Das Bild zeigt eine Illustration der Ramadan-Feierlichkeiten.

Ramadan, © colourbox.de

12.05.2021 -
Bundesaußenminister Heiko Maas
Bundesaußenminister Heiko Maas© Thomas Imo/photothek.net

Në përfundim të Ramazanit të gjithë myslimaneve dhe myslimanëve ua uroj Fitër-Bajramin, një festë të bekuar të përfundimit të agjërimit!

Viti 2021 është tashmë viti i dytë, në të cilin festat në mbarë globin janë lënë në hije nga pandemia korona.  E mbarë bota është ballafaquar me sfida dhe kufizime të dimensioneve të paparashikueshme vitin e kaluar, të cilat na kanë sjellur në kufijtë e ngarkesës tonë dhe përtej kësaj.

Në këto kohëra të vështira, idea themelore e shprehur përmes Fitër Bajramit, solidariteti dhe mbështetja për bashkëqytetarët tanë në botë fitojnë edhe më shumë rëndësi. Dëshiroj që kjo të ndjehet më shumë jo vetëm në mes individësh, por edhe nga bashkësia ndërkombëtare në tërësi. Kjo vlenë si për shpërndarjen e barabartë të vaksinave, ashtu edhe për angazhimin tonë për viktimat e konflikteve të shumëta në mbarë botën.

Sepse Fitër-Bajrami i dytë pas shpërthimit të pandemisë korona fatkeqsisht na ka mësuar as që pandemitë nuk i ndalin konfliktet. Përkundrazi: aty ku nevoja humanitare është jashtëzakonisht më e madhe, ajo përkeqësohet edhe më shumë nga sëmundjet. Prandaj mendimet e mia janë në veçanëti tek ata, të cilët për shkak të luftimeve, katastrofave natyrore, arratisë dhe dëmbimit dhe sëmundjeve këto ditë nuk mund ta festojnë përfundimin e agjërimit. Për një gjë mund t’ju siguroj: se Gjermania nuk do të tërhiqet nga angazhimi i saj për një përfundim të konflikteve dhe për ofrimin e ndihmës  humanitare për njerëzit që kanë nevojë.