Willkommen auf den Seiten des Auswärtigen Amts

Rregullorja e karantinës kur hyni në Gjermani

17.11.2020 -

Për udhëtarët nga Kosova, vlen detyrim i karantinës 10-ditore pas hyrjes. Që nga 8 nëntori, karantin nuk mund të zëvendësohet më nga një test negativ para ose menjëherë pas hyrjes.

Informatë me rëndësi: Rregullat e izolimit gjatë hyrjes vlejnë vetëm për personat, të cilët aktualisht lejohen të hyjnë në Gjermani. Ato nuk nënkuptojnë heqje, apo lehtësim të kufizimeve të hyrjes. Më shumë informata rreth kufizimeve të hyrjes aktualisht të vlefshme gjeni këtu.

Në Gjermani rregullat e karantinës përcaktohen nga vetë landet federale. Pas koordinimit ndërmjet landeve dhe qeverisë federale, kabineti qeveritar mori në kosideratë një rregullore të re.

Meqenëse rregullorja e re ka ndryshime thelbësore, ju lutemi që para udhëtimit të lexoni me kujdes rregullat e zbatueshme të karantinës/testimit në landin e dastinacionit; informata për këtë mund të gjeni në uebfaqet e ministrive të shëndetësisë së landeve përkatësisht në ato të administratave të senatit (shih vegëzat më poshtë).

Rregullat e karantinës

Sipas rregullorës së re në parim vlen:

Në rast se udhëtoni drejt Gjermanisë dhe keni qëndruar paraprakisht në një vend me rrezikshmëri të lartë në cilëndo kohë brenda 10 ditëve të fundit,

  • ju duhet të regjistroheni në www.einreiseanmeldung.de para se të hyni në Gjermani dhe të keni me vete një dëshmin të regjistrimit,
  • e gjithashtu, menjëherë pas hyrjes në Gjermani të shkoni në destinacionin tuaj dhe
  • atje të vendoseni për 10 ditë në karantinë.

Udhëtarët mund të gjejnë informata të mëtutjeshme në Webseite des Bundesgesundheitsministeriums.

Rregullat zbatohen nga landet federale. Prandaj, udhëtarët duhet të informohen gjithnjë tek landi në të cilin udhëtojnë.

Vendimtare është, nëse rajoni ishte identifikuar si rajon me rrezikshmëri të lartë në momentin e hyrjes tuaj në Gjermani (jo domosdoshmërisht në kohën e qëndrimit tuaj në atë vend).

Përjashtim: udhëtimi tranzit

Detyrimi për izolim shtëpiak nuk vlenë në rast të udhëtimit tranzit. Mirëpo, në këtë rast ju jeni të detyruar ta lëshoni Gjermaninë menjëherë. Për këtë, vendimtare janë rregullat e landeve.

Përjashtim: rezultat negativ i testimit pas 5 ditësh

Karantina 10 ditore sipas rregullave të zbatueshme të landeve mund të ndërpritet jo më herët se 5 ditë pas hyrjes në Gjermani përmes parashtrimit të një rezultati negativ të testimit lidhur me një infeksion të mundshëm me koronavirusin SARS-CoV-2.

Rregullat në landet federale

Në vegëzat e mëposhtme mund të gjeni informata të rëndësishme rreth rregullave të karantinës në landet federale:

Baden-Württemberg

Bayern

Berlin                       

Brandenburg

Bremen

Hamburg

Hessen

Mecklenburg-Vorpommern

Niedersachsen

Nordrhein-Westfalen

Rheinland-Pfalz

Saarland

Sachsen

Sachsen-Anhalt

Schleswig-Holstein

Thüringen

Përmbajtje të tjera