Willkommen auf den Seiten des Auswärtigen Amts

Karantina dhe rregullat për testim gjatë udhëtimeve hyrëse për në Gjermani

20.08.2021 -

Rregulla aktuale në rast të (ri-)udhëtimeve hyrëse drejt Gjermanisë

Nga data 22.08. Kosova kategorizohet si rajon me rrezikshmëri të lartë! 

Pasqyrë – Çfarë duhet të kem parasysh para një udhëtimi nga Kosova drejt Gjermanisë?

A kam të drejtë të udhëtoj aktualisht?

Për personat, të cilët nuk kanë as nënshtetësi gjermane, as një nënshtetësi tjetër të BE-së (+ Norvegjisë, Islandës, Lihtenshtajnit, Zvicrës) edhe më tej vlejnë kufizimet e udhëtimit të kushtëzuara nga pandemia.

Personat në vijim parimisht mund të udhëtojnë:

  • Nënshtetasit gjermanë, nënshtetasit e një shteti tjetër të BE-së (+ Norvegjia, Islanda, Lihtenshtajni, Zvicra), dhe
  • Personat me një lejeqëndrim të vlefshëm (jo vizë!) në njërin nga këto shtete dhe 
  • Me efekt nga data 25.06.2021: personat plotësisht të vaksinuar (d.m.th. ata, të cilët para së paku 14 ditësh kanë marrë të gjitha dozat e nevojshme të njërës nga vaksinat në vijim kundër Covid-19: BionTech-Pfizer/Cominarty, Moderna, AstraZeneca/Vaxzevria – secila nga dy doza, Johnson&Johnson/Jannssen – një dozë) duke e paraqitur një dëshmi të vaksinimit dhe me vizë të vlefshme,
  • Personat, për të cilët vlejnë përjashtimet e kufizimeve të udhëtimit të ndërlidhura me pandeminë, me vizë të vlefshme. 

Ata, të cilët mund të udhëtojnë, gjatë udhëtimit hyrës nga Kosova duhet të kenë parasysh si në vijim:

  • Udhëtimet hyrëse për udhëtarët nga mosha 12 vjeç e tutje parimisht janë të lejuara me një test të vlefshëm negativ, ose me një dëshmi mbi vaksinimin e plotë kundër Covid-it, ose dëshmi mbi shërimin rishtaz nga infektimi me Covid. Kjo vlenë që nga 01.08.2021 edhe për udhëtimet hyrëse përmes transportit rrugor (me veturë, autobus apo tren):
    Cilat dokumente më nevojiten?
    Në çfarë forme duhet të paraqiten dokumentet?  
  • Para udhëtimit hyrës duhet të plotësohet dhe dërgohet regjistrimi dixhital. Konfirmimi i regjistrimit dixhital duhet të mbahet me vete gjatë udhëtimit dhe të paraqitet në mënyrë elektronike, apo në letër.  
  • Pas udhëtimit hyrës parimisht duhet nënshtruar një izolimi 10-ditor.

Detyrimi ër testim dhe detyrimi për paraqitje të dëshmisë për të vaksinuarit dhe të shëruarit në rast të udhëtimeve hyrëse drejt Gjermanisë

Udhëtarët nga mosha 12-vjeçare e tutje në kuadër të udhëtimeve hyrëse drejt Gjermanisë duhet të paraqesin dëshmitë në vijim:

Në rast të udhëtimeve hyrëse nga rajonet me variante të virusit: një test negativ për Covid-19. Dëshmia e vaksinimit, ose një dëshmia mbi shërimin në këtë rast nuk mjaftojnë.

Në rast të udhëtimeve hyrëse nga rajonet e tjera (pavarësisht kategorizimit apo mjeteve të transportit): Një dëshmi e vaksinimit, një dëshmi mbi shërimin pas infektimit ose një rezultat negativ i testimit për Covid-19.

Këto dëshmi duhet tëparaqiten në rast të udhëtimeve hyrëse. Në rast të një udhëtimi hyrës përmes transportit ajror, dëshmia, nëse rast se kërkohet, duhet t‘i paraqitet para fluturimit edhe kompanisë ajrore.

Përjashtimet nga detyrimi për testim/paraqitje të dëshmisë:

Nga detyrimi për paraqitje të dëshmisë gjatë udhëtimit vlejnë përjashtimet për

  • Personat, të cilët qëndrojnë vetëm tranzit në aeroport, si dhe
  • Personelin e transportit.

Udhëzime lidhur me rregullat për dëshmitë e sipërpërmendura gjeni më poshtë.

Dëshmitë duhet të paraqiten më së voni 10 ditë pas udhëtimit hyrës pas kërkesës së autoriteteve përgjegjëse. Informata më të hollësishme lidhur me detyrimet për testim dhe dëshmim gjeni në uebfaqen e Ministrisë Federale të Shëndetësisë.

Kriteret për testet dhe dëshmitë lidhur me vaksionimin dhe shërimin:

Informata lidhur me detyrimin për dëshmim gjeni në uebfaqen e Ministrisë Federale të Shëndetësisë.

Parimisht si dëshmi vlenë

Për të testuarit negativ:

Një rezultat negativ i një testi PCR në gjuhën gjermane, angleze, franceze, italiane ose spanjolle. Testi duhet të jetë bërë më së shumti 72 orë para udhëtimit hyrës (koha e marrejs së mostrës),

ose

një rezultat negativ i një testi të shpejtë antigjen në gjuhën gjermane, angleze, franceze, italiane ose spanjolle. Testi në rast të një qëndrimi paraprak në një rajon me rrezikshmëri ose rajon me incidencë të lartë duhe të jetë bërë më së shumti 48 orë para udhëtimit hyrës. Në rast të një qëndrimi paraprak në një rajon me variante të virusit, testi duhet të jetë bërë më së shumti 24 orë para udhëtimit hyrës.

Informata më të hollësishme rreth njohjes së testeve ofron Instituti Robert Koch në uebfaqen e tij.

Për të vaksionuarit plotësisht:

Dëshmia mbi vaksinat mbrojtëse ndaj Covid-19 në gjuhën gjermane, angleze, franceze, italiane dhe spanjolle në formë të letrës (origjinal, p.sh. pasaporta e verdhë e OBSH-së e vaksionimit), ose në formë dixhitale të kontrollueshme (një fotografi dixhitale e një dëshmie të vaksionimit nuk mjafton!). 

Të shëruar konsiderohen të gjithë personat, të cilët i kam marrë të gjitha dozat e nevojshme të njërës nga vaksinat kundër virusit Covid-19, të përmendura në uebfaqen e Institutit Paul-Ehrlich   (aktuelisht: BionTech/Pfizer, Moderna, AstraZeneca/Vaxzevria secila nga dy doza, Johnson&Johnson një dozë). Që nga marrja e dozës së fundit duhet të kenë kaluar së paku 14 ditë. Përveç kësaj të vaksionuarit nuk duhet të shfaqin simptoma tipike të virusit Covid-19.

Për të shëruarit:

Rezultat pozitiv të testimit, i cili është bërë më së paku 28 ditë, por më së largu para 6 muajve (rezultatet pozitive të resteve antigjen, ose të antitrupave nuk mjaftojnë!).Dëshmia e testimit duhet të paraqitet në formë të letrës (origjinal), ose në formë dixhitale të kontrollueshme (një fotografi dixhitale e një dëshmie të vaksionimit nuk mjafton!) dhe të jetë në gjuhën gjermane, angleze, franceze, italiane ose spanjolle.

+

Regjistrimi dixhital

Udhëtarët, të cilët në dhjetë ditët e fundit para udhëtimit për në Gjermani kanë qëndruar në një rajon me rrezikshmëri të lartë, apo rajon me variante të virusit para arritjes së tyre në Gjermani duhet të regjistrohen në faqen: www.einreiseanmeldung.de dhe të kenë me vete dëshminë e regjistrimit gjatë hyrjes.  

Ky detyrim vlenë gjithëherë për udhëtarët që kanë qëndruar në rajone me variante të virusit. Në rast të qëndrimit në rajone të tjera me rrezikshmëri të lartë, vlejnë përjashtime të caktuara. Veçanërisht nga ky detyrim përjashtohen personat, të cilët vetëm kanë kaluar nëpër një rajon me rrezikshmëri, por nuk kanë qëndruar aty për një periudhë kalimtare.

+

Detyrimi për izolim

Në Gjermani vlenë detyrimi për izolim mbi bazë të Rregullores së udhëtimeve hyrëse të Ministrisë Federale të Shëndetësisë së datës 30 korrik 2021.

Sipas Rregullores së re në rast të udhëtimeve hyrëse drejt Gjermanisë me një qëndrim paraprak në një rajon me rrezikshmëri të lartë, ose rajon me variante të virusit brenda 10 ditëve të fundit vlenë detyrimi

  • për të shkuar në destinacionin tuaj menjëherë pas udhëtimit hyrës dhe
  • për të qëndruar aty në izolim shtëpiak (karantinë). Pas një qëndrimi në një rajon me rrezikshmëri të lartë, udhëtarët duhet të qëndrojnë në izolim shtëpiak për 10, e në rast të qëndrimit në një rajon me variante të virusit për 14 ditë. Gjatë këtij izolimi nuk lejohet dalja nga shtëpia, ose banesa apo pranimi i vizitorëve.

Përjashtime nga detyrimi për izolim:

Detyrimi për izolim nuk vlenë për personat, të cilët

  • vetëm kanë kaluar përmes një rajoni me rrezikshmëri të lartë (rajoni me variante të virusit) dhe nuk kanë ndaluar aty për qëndrim, ose
  • të cilët vetëm udhëtojnë përmes Gjermanisë dhe e lëshojnë vendin sërish përmes rrugëve më të shpejta.

rast të një qëndrimi paraprak në një rajon me rrezikshmëri të lartë (jo rajon me variante të virusit) vlenë:

Izolimi mund të ndërpritet para kohe, nëse nëpërmjet portalit të udhëtimeve hyrëse (www.einreiseanmeldung.de) paraqitet një rezultat negativ i testimit, një dëshmi e vaksinimit, ose dëshmi mbi shërimin. Në rast të paraqitjes së testit, testimi duhet bërë më së heri 5 ditë pas udhëtimit hyrës.

Për fëmijët nën moshën 12-vjeçare izolimi përfundon edhe pa dëshmi pas 5 ditëve pas udhëtimit hyrës (në vend të 10 ditëve.

Në rast të një qëndrimi paraprak në një rajon me variante të virusit vlenë:

Shkrutimi i izolimit parimisht nuk është i mundur. Nëse vendi përkatës është kategorizuar si rajon me rrezikshmëri të lartë gjatë kohës së izolimit dhe me këtë nuk konsiderohet më rajon me variante të virusit, vlejnë rregullat e rajoneve me rrezikshmëri të lartë me mundësitë për përjashtime të përmendura më lartë.

Informata të tjera udhëtarët mund të gjejnë në uebfaqen e Ministrisë Federale të Shëndetësisë.

Masat aktuale në Gjermani

Kufizime të gjera të jetës publike në Gjermani vlejnë edhe më tej.

Ndër tjerash, hotelet dhe vendet e tjera akomoduese ofrojnë fjetje vetëm për udhëtime të domosdoshme. Ofertat të fjetjes për udhëtime turistike në disa rajone parimisht nuk janë të lejuara. Për zbatimin e rregullave kompetente janë landet federale. Prandaj nëse një fjetje është e mundur, apo jo, kjo varet nga rregullat e vlefshme në landin federal, drejt të cilit udhëtoni. 

Informata të tjera (vetëm në gjuhën gjermane) udhëtarët mund të gjejnë në uebfaqen e Ministrisë Federale të Shëndetësisë. 


Rregullat në landet federale

Në vegëzat e mëposhtme mund të gjeni informata të rëndësishme rreth rregullave të karantinës në landet federale:

Baden-Württemberg

Bayern

Berlin                       

Brandenburg

Bremen

Hamburg

Hessen

Mecklenburg-Vorpommern

Niedersachsen

Nordrhein-Westfalen

Rheinland-Pfalz

Saarland

Sachsen

Sachsen-Anhalt

Schleswig-Holstein

Thüringen

Përmbajtje të tjera