Willkommen auf den Seiten des Auswärtigen Amts

Kërkimi i një vendi të punës – Çfarë duhet të dini?

Personensuche

Sucher, © www.colourbox.com

Kërkimi i një vendi të punës – Çfarë duhet të dini?

Ç’është viza për kërkim të një vendi të punës?

Ju mund të kërkoni një vend pune në Gjermani, i cili përputhet me kualifikimin tuaj. Për këtë qëllim ju keni deri në 6 muaj kohë.

Parakusht është që:

  • T’ju jetë njohur diploma universitare në Gjermani OSE
  • Diploma juaj universitare është e krahasueshme me një diplomë universitare gjermane.

Cilat dokumente më duhen për vizë për kërkim të një vendi të punës?

  • 2 formularë aplikimi. Ju lutemi të plotësoni formularët tërësisht me shkronja të shtypit, ose t’i printoni ata me makinë dhe mos harroni t’i nënshkruani.
  • 3 fotografi biometrike të pasaportës (jo më të vjetra se gjashtë muaj)
  • Pasaporta (me validitet së paku gjashtë muaj)
  • Çertifikata e bashkësisë familjare (jo më e vjetër se gjashtë muaj)
  • Dëshmi mbi diplomimin:
    -  Diploma universitare gjermane OSE
    - Diploma universitare e  huaj, e njohur në Gjermani OSE

    - Diploma universitare e krahasueshme me një diplomë universitare gjermane

  • Jetëshkrimi profesional. Ju lutem t’i bashkangjitni dëftesat, diplomat, jetëshkrimin dhe eventualisht dokumentet e tjera, të cilat e dëshmojnë kualifikimin tuaj.

  • Nëse keni: dëshmi të tjera lidhur me përgatitjen tuaj për kërkim të vendit të punës

  • Letra motivuese me të dhënat lidhur me punëkërkimin e synuar:
    - Sektori
    - Rajoni
    - Vendi i qëndrimit të planifikuar
    - Vendbanimi

  • Një garancion. Ky duhet të paraqitet si formular zyrtar dhe t’i përmbajë pikat vijuese:
    - Kohëzgjatjen e qëndrimit të planifikuar
    - Të dhënat mbi synimin e punëkërkimit
    - Kapaciteti financiar i garantuesit/es duhet të dëshmohet. Opcioni i besueshmërisë nuk mund të pranohet.

  • Alternativë për garancionin: një llogari bankare e bllokuar për së paku tre dhe më së shumti gjashtë muaj.  

  • Sigurimi shëndetësor i udhëtimit (INCOMING):
    -  me vlefshmëri 6 muaj brenda vitit
    - i vlefshëm nga data e parashtrimit të kërkesës për vizë

Dokumentet, përveç nëse theksohet ndryshe, duhet të paraqiten në origjinal me 2 nga kopje dhe secilit dokument në gjuhë të huaj të nevojshëm për vizë, duhet t’i bashkangjitet përkthimi në gjuhën gjermane. 

Sa zgjatë procedura e vizës?

Në rast se kërkesa paraqitet e kompletuar, si rregull vendimi merret brenda pak ditëve.

 A më nevojiten njohuri të gjuhës gjermane?

Parimisht jo. Ndonëse në raste të veçanëta mund të jenë të domosdoshme. Në raste të tilla, ne ju kontaktojmë.

 Si mund ta di, nëse diploma ime universitare është e krahasueshme me një diplomë universitare gjermane?

Diploma juaj universitare duhet ose të jetë njohur në Gjermani, ose të konsiderohet e krahasueshme. Nëse diploma juaj universitare përfshihet në këtë kategori, apo jo, këtë informacion mund ta gjeni këtu .

Nëse nuk e gjeni aty, atëherë ju mund t’i drejtoheni Zyrës Qendrore për Arsimim Jashtë Vendit (Zentralstelle für ausländisches Bildungswesen) me kërkesën për konstatim të krahasueshmërisë.

Me një vizë për kërkim të një vendi të punës, a mund të filloj punën menjëherë?

Fatkeqsisht jo. Sapo të keni gjetur një vend pune, ju lutemi t’i drejtoheni zyrës për të huajt në vendin tuaj të qëndrimit në Gjermani. Aty ju mund të parashtroni kërkesë për një lejeqëndrimi dhe leje pune.

A vlenë kjo rregull për të gjitha profesionet, të cilat kanë parakusht studimet universitare?

Jo për të gjitha. Disa profesione mund t’i ushtroni vetëm nëse kualifikimi juaj është njohur në Gjermani. Këtu bëjnë pjesë para së gjithash profesionet nga fusha e mjekësisë dhe juridikut. Nëse vendi juaj i punës i preferuar bën pjesë në këto profesione të rregulluara, këtë informacion mund ta gjeni këtu.

Kam pyetje të tjera

Me kënaqësi. Ju lutemi të plotësoni formularin kontaktues.