Willkommen auf den Seiten des Auswärtigen Amts

Shënim i rëndësishëm! Kufizimet e hyrjes në Gjermani.

12.10.2020 -

Gjatë udhëtimit për në Gjermani nga shtetet jashtë BE-së edhe më tej vlejnë kufizimet e ashpëra të udhëtimit.

Hyrja në Gjermani, duke filluar nga data 2 korrik 2020 është e mundur pa kufizime për udhëtarë nga shtetet në vijim:

  • Shtetet anëtare të BE-së +  Norvegjia, Islanda, Lihtenshtajni, Mbretëria e Bashkuar dhe Zvicra
  • Australia
  • Kanadaja
  • Zelanda e Re
  • Tailanda
  • Uruguai.

Vendimtare me këtë rast është vendi i banimin/qëndimi afatgjatë i udhëtares/it pak para udhëtimit, dhe jo nënshtetësia. 

Për udhëtarë nga shtetet, të cilat nuk janë në listën e mësipërme, vlejnë mundësi lehtësuese të udhëtimit, nëse bëjnë pjesë në grupet e paraqitura në vijim (eventualisht duhet respektuar vetë-izolimi/karantina 14/ditor/e pas hyrjes, shih më poshtë!):

  • Nënshtetasit gjermanë, si dhe nënshtetasit e vendeve të tjera anëtare të BE-së, shtevete të Zonës Schengen (Islanda, Lihtenshtajni, Norvegjia, Zvicra), ose Mbretëria e Bashkuar;
  • Personat me leje të vlefshme të qëndrimit (jo vizë);
  • Anëtarët e „familjes së ngushtë“ të personave që jetojnë në Gjermani, do të thotë partneri/ja bashkëshortor/e, fëmijët e mitur, prindërit e fëmijëve të mitur) për bashkim familjar me vizë të vlefshme nacionale të kategorisë „D“, ose për vizitë afatkurtër me vizë të vlefshme Schengen (nëse është e nevojshme për shkak të nënshtetësisë) - si dëshmi lidhur me relacionin familjar konsiderohen, ndër tjerash: çertifikata e martesës/çertifikata e lindjes në origjinal, apo në kopje të vërtetuar, gjegjësisht dëshmi të një bashkëjetese afatgjatë (dëshmi rreth takimeve të mëhershme në Gjermani, ose bashkëjetesës jashtë vendit), të cilat duhet të bartet me vete;
  • Studentët, të cilët nuk mund të ndjekin studimet tërësisht nga jashtë vendit dhe që kanë një vizë të vlefshme nacionale të kategorisë „D“ (jo vizë Schengen);
  • Personeli shëndetësor, hulumtuesit shëndetësorë me vizë të vlefshme nacionale të kategorisë „D“ për nisje të punësimit (jo vizë Schengen); 
  • Ekspertët e huaj dhe punëmarrësit e kualifikuar me shkollim të njohur zyrtarisht në Gjermani, punësimi i të cilëve është i nevojshëm nga aspekti ekonomik dhe puna e të cilëve nuk mund të shtyhet, apo të kryhet jashtë vendit (duhet paraqitur dëshmitë) me vizë të vlefshme nacionale të kategorisë „D“ për nisje të punësimit;
  • Personeli i transportit të mallërave, si dhe personeli transportues i ndryshëm me vizë të vlefshme;
  • Diplomatët, punonjësit e organizatave ndërkombëtare, personeli ushtarak, ndihmësit humanitarë të akredituar, nëse janë duke ushtruar funksionet e tyre;
  • Pasagjerët tranzitë, të cilët nuk e lëshojnë zonën ndërkombëtare tranzit të aeroportit;
  • Anëtarët e familjes së ngushtë (bashkëshortët, fëmijët, nipërit, prindërit, gjyshërit dhe vëllezërit dhe motrat - jo kunati/kunata ose vjehrrit) të personave që jetojnë në Gjermani, në përgjithësi nuk  lejohen ta vizitojn vendin edhe me një vizë të vlefshme Shengen (nëse është e nevojshme për shkak të kombësisë së tyre) , mirëpo në raste të jashtëzakonshme nëse jeni duke udhëtuar për një arsye specifike familjare ju lejohet hyrja (lindja, martesa, vdekja / varrimi, sëmundja e rëndë e të afërmve të afërt të cilët varen nga mbështetja, etj.). Gjatë udhëtimit duhet paraqitur dëshmi, Policia Federale vendos me rastin e hyrjes për secilin rast individual, në bazë të dokumenteve të paraqitura, nëse ekziston një rast urgjent familjar;
  • Ekspert dhe  specialistë shumë të kualifikuar nga kompani të huaja me një vizë të vlefshme Shengen për të marrë pjesë në takime biznesi në Gjermani nëse hyrja është absolutisht e nevojshme për arsye ekonomike, gjithashtu duke marrë parasysh situatën pandemike. Për këtë qëllim, dëshmia e kualifikimeve profesionale të udhëtarit si dhe një deklaratë origjinale (!) e nënshkruar nga partneri gjerman i biznesit duhet të paraqitet në hyrje (shih formularin). Gjatë udhëtimit duhet paraqitur dëshmi, Policia Federale vendos me rastin e hyrjes për secilin rast individual, në bazë të dokumenteve të paraqitura  nëse kërkesa për një përjashtim është përmbushur, por takimet e biznesit në çdo rast mund të ndiqen vetëm pas përfundimit të karantinës /apo të paraqitjës së një testit të pranuar negativ Covid-19.

  • Personat, të cilët kanë nevojë për mbrojtje për shkaqe humanitare., p.sh. hyrja për trajtim mjekësor për arsye urgjente mjekësore (d.m.th. nëse  pa trajtim adekuat i kërcënohet jeta  e personit ose duhet të frikësohet nga dëmtimi i konsiderueshëm dhe i përhershëm dhe trajtimi nuk mund të kryhet në vendin e lindjes - duhet të paraqiten provat e duhura).

Të gjithë personat, të cilët nuk bëjnë pjesë në kategorinë e mësipërme, duhet të marrin në konsideratë që mund të kthehen në kufi.

Rregullat përjashtuese nuk ndryshojnë asgjë në rregullat e vizës, të cilat kanë qenë të vlefshme para pandemisë, që do të thotë, nëse për personat përkatës në përputhje me nënshtetësinë dhe/ose qëllimin e udhëtimit ekziston detyrimi për vizë, kjo vlenë edhe më tej.

Edhe për personat, të cilët përfshihen në rregullat e mëposhtme përjashtuese vlenë: Udhëtarët nga Kosova me rastin e hyrjes në Gjermani duhet të paraqesin një test negativ për Covid-19 (PCR-Test, më së shumti 48 orë i vjetër) që njihet, ose të testohen 72 orë pas hyrjes në Gjermani.   

Nga udhëtimi hyrës deri në pranimin e një rezultati të testimit negativ, duhet të respektohet karantinimi shtëpiak/vetë-izolimi. Ju lutemi vini re që veçanërisht gjatë testimit në stacionet përkatëse të testimit në afërsi të kufijve tokësorë, pranimi i rezultatit mund të marrë deri në një javë kohë. Prandaj ju duhet të llogaritni me një periudhë kohore të izolimit. Varësisht nga republikat federale dhe në raste të veçanëta mund të urdhërohet një izolim tjetër dhe/ose një test tjetër. Ju lutemi keni parasysh që në Kosovë aktualisht nuk ka laboratore, rezultatet e testimeve të të cilave njihen për udhëtime hyrëse. Informata të tjera rreth testimeve të detyrueshme, rregullave të karantinës dhe përjashtimet gjeni këtu.