Willkommen auf den Seiten des Auswärtigen Amts

Kërkesë për lëshim të vizës nacionale me vlefshmëri të re (= jo vizë Schengen)

16.09.2020 -

Në rastet si në vijim mund të merret në konsideratë rilëshimi i një vize me procedurë të thjeshtësuar („Vizë me vlefshmëri të re“):

  • Juve ju është lëshuar një vizë nacionale e kategorisë „D“ nga Ambasadës Gjermane në Prishtinë (jo vizë Schengen!),
  • Viza ka qenë (akoma) e vlefshme më 15.03.2020,
  • Ju nuk keni udhëtuar me vizën e lëshuar,
  • Afati i vizës ka skaduar, apo do të skadojë (brenda më pak se një muaji),
  • Qëllimi i udhëtimit tuaj nuk ka ndryshuar.

Në qoftë se kjo vlenë në rastin tuaj, Ju lutemi plotësoni formularin e kërkesës në tërësi dhe dërgojeni atë me e-mail, së bashku me një fotografi/kopje të vizës tuaj të lëshuar deri më së largu më 31.12.2020 në adresën vijuese: neuvisierung@pris.diplo.de .

Kërkesat e pranuara pas datës 31.12.2020 për vizë me vlefshmëri të re nuk do të shqyrtohen.

E-mailat e pranuar pa formular dhe kopje të vizës gjithashtu nuk do të shqyrtohen.

Në të gjitha rastet e tjera, të cilat nuk i plotësojnë kriteret e mësipërme, duhet të bëhet kërkesë për një termin të ri për intervistë individuale në Ambasadë dhe duhet të paraqitet një kërkesë e re dhe e plotë.

Përmbajtje të tjera