Willkommen auf den Seiten des Auswärtigen Amts

Kërkimi i një vendi të kualifikimit

Kantierë ndërtimi pranë Humboldt Forum në Berlin

Baustelle Humboldt Forum in Berlin, © chromorange

25.02.2020 -

Çka është viza për kërkim të një vendi të kualifikimit?

Ju mund të kërkoni një vend të kualifikimit në Gjermani për të kryer një shkollim profesional të kualifikuar. Për këtë keni deri në 6 muaj kohë.

Parakushtet:

  • jeni nën moshën 25-vjeçare dhe
  • keni njohuri të dëshmuara të gjuhës gjermane në nivelin B1 të Kornizës së Përbashkët Europiane të Referencës për Gjuhët dhe
  • keni një diplomë të shkollimit, i cili ju jep të drejtë të vijoni shkollimin e lartë në Gjermani, ose në shtetin, ku e keni përfunduar shkollimin.

Cilat dokumente më nevojiten për vizë për kërkim të një vendi të kualifikimit?


Ju lutemi plotësoni një aplikacion për vizë  në kompjuter dhe shtypeni atë në 2 kopje. Përveç kësaj, na nevojiten dokumentet në vijim.

Ju lutemi vini re: Të gjitha dokumentet duhet të jenë të përkthyera në gjuhën gjermane dhe të paraqiten në origjinal dhe 2 kopje.

  • 3 fotografi biometrike të pasaportës (jo më të vjetra se gjashtë muaj)
  • pasaporta e udhëtimit (me vlefshmëri së paku gjashtë muaj)
  • çertifikata familjare (jo më e vjetër se gjashtë muaj)
  • dëshmi mbi përfundimin e shkollimit
  • një çertifikatë mbi njohuritë e gjuhës gjermane në nivelin B1 të Kornizës së Përbashkët Europiane të Referencës për Gjuhët dhe
  • jetëshkrim në formë tabelare lidhur me rrugëtimin profesional. Ju lutemi bashkangjitni dëftesat, diplomat dhe eventualisht dokumentet e tjera që dokumentojnë shkollimin tuaj.
  • nëse keni: dëshmi të tjera lidhur me përgatitjen për kërkim të një vendi të punës
  • letër motivimimi me të dhëna për punën të planifikoni të kërkoni
    • sektori
    • rajoni
    • vendi i planifikuar i qëndrimit
    • vendbanimi
  • një deklaratë garancioni. Kjo duhet të paraqitet në një formular zyrtar dhe duhet t'i përmbajë pikat si në vijim:
    • kohëzgjatja e qëndrimit të planifikuar
    • të dhëna rreth qëllimit për kërkim të vendit të kualifikimit
    • kapaciteti financiar i i garantuesit/es duhet të dëshmohet. Opcioni i besueshmërisë nuk mund të pranohet.
  • Alternativë për garancionin: një llogari bankare e bllokuar për kohën e qëndrimit të planifikuar. Në këtë rast ju lutemi të keni parasysh deshminë e shumës në bazë të përmbledhjes së kostos së jetsës në Gjermani.
  • Sigurimi shëndetësor i udhëtimit (INCOMING)
    • i vlefshëm për 6 muaj brenda vitit
    • i vlefshëm nga data e parashtrimit të kërkesës për vizë

A mund të punësohem menjëherë me një vizë për kërkim të një vendi të kualifikimit?

Jo, fatkeqsisht jo. Sapo të keni gjetur një vend të kualifikimit, ju duhet t'i drejtoheni Zyrës për të Huajt në vendqëndrimin tuaj në Gjermani. Aty mund të parashtroni një kërkesë për leje të qëndrimit për kualifikim profesional.