Willkommen auf den Seiten des Auswärtigen Amts

Rregullorja e re për nisje të punësimit për aplikues nga Ballkani Perëndimor

Architekt und Polier mit Plan auf der Baustelle

Arbeiten in Deutschland, © colourbox.de

15.12.2020 -

Në datën 1 janar 2021 në Gjermani hyn në fuqi pjesa vijuese e Rregullore e Ballkanit Perëndimor (§ 26 kreu 2 i Urdhëresës së Punësimit).

Përmes kësaj rregulloreje Qeveria Federale ka krijuar një akses të privilegjuar në tregun gjerman të punës edhe përtej vitit 2020 për shtetas  nga gjashtë vendet e Ballkanit Perëndimor. Kjo vazhdon të mbetet e vlefshme për çdo lloj vendi pune - pavarësisht kualifikimit të njohur. Kusht për dhënien e vizës mbetet miratimi i Agjensisë Federale të Punës. Krahasuar me rregulloren pararendëse ka një element të ri si vijon: Brenda një viti kalendarik Agjensia Federale e Punës mund të lëshojë  maksimalisht 25.000 miratime gjithsej për të gjashta vendet. Ky numër korrespondon deri diku me numrin e vizave të kësaj kategorie të lëshuara për vitin 2019. Kjo post-rregullore është e vlefshme deri në fund të vitit 2023.

Aplikimet mund të bëhen vetëm pranë përfaqësisë gjermane përgjegjëse në njërin nga gjashtë shtetet e përmendura, dhe jo direkt në Gjermani. Kjo do të thotë që të drejtën për të aplikuar e kanë vetëm ata shtetas me rezidencë të përhershme në njërin nga këto shtete.

Informacione rreth personave të regjistruar në listën e vjetër të datave të aplikimeve:

Regjistrimet ekzistuese në listën e deritanishme të pritjes së datave të aplikimeve kanë patur vlefshmëri deri në datën 31.12.2020 vetëm për aplikimet sipas Rregullores së vjetër dhe nuk mund të merren më në konsideratë. Ju mund të regjistroheni për një datë aplikimi sipas rregullores së re në listen e re të datave të aplikimeve sapo kjo të jetë e disponueshme.

Regjistrimet e reja pas shfuqizimit të kuzfizimeve të udhëtimeve hyrëse të kushtëzuara nga pandemia:

Në të ardhmen datat e aplikimit për vizë sipas § 26 kreu 2 të Urdhëresës së Punësimit do të jepen veçmas për çdo muaj. Nëse kërkoni të aplikoni për vizë atëherë duhet të regjistroni kërkesën tuaj për datë aplikimi në një listë në faqen e internetit të Ambasadës, e cila do të publikohet çdo muaj nga e para. Se cila do të jetë procedura në hollësi, këtë do ta sqarojmë në momentin e duhur.

Mundësi të Ligjit për Imigracionin e Fuqisë Punëtore të Kualifikuar:

Nëse zotëroni formim të kualifikuar akademik apo profesional mund të aplikoni për njohjen e tij në Gjermani. Për ekspertë me kualifikim të njohur në Gjermani kufizimet e udhëtimeve hyrëse janë hequr dhe janë të mundura aplikimet për vizë sipas Ligjit për Imigracionin e Fuqisë Punëtore të Kualifikuar.  Shfrytëzoni këtë rrugë nëse përmbushni kriteret!  Këtu gjeni informacione të mëtejshme rreth kësaj teme.