Willkommen auf den Seiten des Auswärtigen Amts

Xhirollogaria e bllokuar: Çfarë duhet të dini?

Student vor WWW auf einer Tafel
Student vor WWW auf einer Tafel© dpa / picture-alliance

Nëse dëshironi të studioni në Gjermani, si rregull duhet të paraqitni një dëshmi lidhur me financimin. Një nga mundësitë për të dëshmuar financimin është hapja e një xhirollogarie të bllokuar në një bankë në Gjermani. Sipas njohurive që kemi ne, aktualisht ekzistojnë treofrues, të cilët iu ofrojnë mundësinë studentëve të dhe konkuruesve të huaj për studime të hapin një xhirollogari të bllokuar

Nëse e dini se një bankë tjetër në Gjermani ofron hapjen e xhirollogarive të bllokuara, ne do të ju ishim falënderues, nëse do të na njoftonit nëpërmjet formularit kontaktues.

Ju lutemi keni parasysh që Deutsche Bank është një bankë private në Gjermani dhe nuk ka lidhshmëri me Bankën Qendrore të Republikës Federale të Gjermanisë, Bankën Federale Gjermane.

Udhëzimet e mëposhtme vlejnë për nënshtetas të pothuajse të gjitha vendeve. Vetëm për nënshtetasit nga Siria, Irani, Sudani dhe Korea Veriore vlejnë rregulla të tjera.

Kush mund të hapë një xhirollogari të bllokuar në Sutor Bank?

  • Studentë
  • Aplikues të studimeve
  • Pjesëmarrës të kurseve të gjuhës
  • Aplikues për kërkim pune (neni 18c i Ligjit të Qëndrimit/ §18c AufenthG)
  • Aplikues për për arsye shkollimi/kualifikimi (neni 17 i Ligjit të Qëndrimit/ §17 AufenthG)

Si mund të bëj kërkesë për të hapur një xhirollogari të bllokuar në Sutor Bank?

  • Ketu mund të aplikoni direkt ne webfaqen për të hapur një xhirollogari të bllokuar: Sutor Bank Hamburg
  • Një aplikacion celular ofron ndihmë shtesë për hapjen e llogarisë dhe përgatitjet për studime.
  • I tërë procesi zhvillohet online, pa përfshirjen e ambasadës. Pastaj llogaria e hapur eshte e mjaftueshme në hartimin e saj me kërkesat e procedurës së vizave.
  • Ketë aplikacion dhe xhirollogarin të bllokuar gjithashtu mund të përdoren nga punëkërkuesve (neni 18c i Ligjit të Qëndrimit) dhe aplikues për për arsye shkollimi/kualifikimi (neni 17 i Ligjit të Qëndrimit/ §17 AufenthG)

Kush mund të hapë një xhirollogari të bllokuar në X-Patrio ?

  • Studentët
  • Punëmarrësit
  • Nxënësit e shkollave profesionale
  • Të punësiarit si „Au Pair“
  • Pjesëmarrës të kurseve të gjuhës
  • Punëkërkuesit

Si mund të bëj kërkesë për të hapur një xhirollogari të bllokuar në X-Patrio?

I tërë procesi zhvillohet online, pa përfshirjen e ambasadës. Pastaj xhirollogaria që do të keni hapur mjafton për t’i përmbushur kërkesat e procedurës së vizave.

Duke klikuar linkun e mëposhtëm ju mund të aplikoni drejtëpërdrejtë për të hapur xhirollogarinë: X-Patrio

  1. Përdorni mjetin e kontrollit (check-up tool) për të kuptuar nëse nevojitet një xhirollogari e bllokuar dhe çfarë vlere duhet të ketë ajo
  2. Ju aplikoni për hapjen e një xhirollogarie të bllokuar në mënyrë digjitale nëpërmjet platformës X-Patrio dhe, ndërtjerash e ngarkoni pasaportën tuaj.
  3. Pasi të keni përfunduar procesin e aplikimit, X-Patrio do të kryejë një identifikim dhe verifikim fillestar.
  4. Ju pastaj mund të transferoni shumën e bllokuar në xhirollogarin e bllokuar – dhe shenoni Republikën Federale të Gjermanisë (Bundesrepublik Deutschland) si përfitues.
  5. Pasi shuma e bllokuar është pranuar në xhirollogarinë e bllokuar, ju automatikisht do ta merrni një konfirmim përkatës.

Kush mund të hapë një xhirollogari të bllokuar në Deutsche Bank?

Xhirollogaria e bllokuar në Deutsche Bank është e menduar vetëm për

  • Studentë
  • Aplikues të studimeve
  • Pjesëmarrës të kurseve të gjuhës

Si mund të bëj kërkesë për të hapur një xhirollogari të bllokuar në Deutsche Bank?

Për këtë janë të nevojshëm vetëm pak hapa.

  1. Shkruani një e-mail në adresën db.student@db.com dhe bëni një lutje për dërgimin e dokumentacionit për hapje të llogarisë.
  2. Plotësoni formularin për hapje të llogarisë në kompjuter dhe shtypeni atë. Ju lutem vini re që formulari duhet plotësuar tërësisht. Ju lutemi mos e nënshkruani formularin!
  3. Caktojeni një termin online në kategorinë Çështje të tjera konsullore. Vegzën për caktimin e terminit e gjeni menjëherë në anën e djathtë, pranë këtij teksti.
  4. Ju lutemi bëni një kopje të pasaportës tuaj, faqja me fotografi dhe me nënshkrimin tuaj mjafton. Ju lutemi vini re që kopja të jetë bardh e zi.
  5. Në termin ju lutemi sillni me vete dokumentet vijuese:
  • Formularin e plotësuar dhe jo të nënshkruar
  • Pasaportën tuaj valide me fotokopje (faqen me të dhënat e fotografisë dhe nënshkrimit)
  • Vërtetimin e pranimit në universitetin, gejgjësisht shkollën gjermane të gjuhës bashkë me një fotokopje. Origjinali ju kthehet menjëherë. Nëse jeni një aplikues për studime që ende nuk keni konfirmim pranimi, ju lutemi të sillni me vete dëshmi lidhur me qëllimin tuaj për studim, p.sh. korrespondeca elektronike.
  • një zarf të paguar, të pajisur me adresën e institucionit financiar dhe të pambyllur, të lëshuar nga një shërbim ndërkombëtar të dërgesave, pasi që ne nuk mund t‘ jua kthejmë dokumentacionin për hapje të llogarisë, por vetëm e mundësojmë dërgimin e dokumentacionit për në Gjermani. Është vendim i juaji, se cilin nga shërbimet ndërkombëtare të dërgesave e zgjidhni ju për dërgimin e dokumentacionit (p.sh. DHL, TNT, FedEx, apo UPS).

Nëpunësi/ja konsullor/e në sportel të ambasadës do të ju lus t’i nënshkruani dokumentet e nevojshme për hapjen e llogarisë. Ju lutem keni parasysh që vërtetimi i zyrtarizuar i nënshkrimit është me pagesë. Nënshkrimi juaj mund të bëhet vetëm në sportelin konsullor dhe vetëm aty bëhet pagesa përkatëse.

Varësisht nga koha që merr posta, ju do të pranoni dokumentacionin për hapjen e llogarisë nëpërmjet postës dhe ka mundësi edhe nëpërmjet e-mailit.

Xhirollogaria ime është hapur. A mund thjeshtë të transferoj mjete të mjaftueshme?

Ju lutemi lexoni me vëmendje udhëzimet e bankës, të cilat janë të dhëna në formularin për hapje të xhirollogarisë. Ju lutemi doemos vini re dallimin, nëse ju i transferoni mjetet nga llogaria juaj në Kosovë në xhirollogarinë e bllokuar në Gjermani, apo këtë e bën një person i tretë. Banka në Gjermani kërkon dëshmi shtesë, nëse transferimi i mjeteve në xhirolloarinë tuaj të bllokuar nuk vjen nga llogaria juaj personale. Ambasada nuk ka kurfarë ndikimi në llojin, apo vëllimin e dokumenteve, të cilat i kërkon banka në Gjermani.

Viza ime është refuzuar. Sie mund të kem qasje në mjetet e mia në xhirollogarinë time të bllokuar në Gjermani?

Nëse një vizë nuk mund të jepet dhe hapja e xhirollogarisë së bllokuar është çështje e ditur në procedurën e vizës, ju do të merrni një vendim refuzimi të nënshkruar dhe të vulosur. Origjinali i vendimit të refuzimit me nënshkrim dhe vulë është i mjaftueshëm për të mbyllur llogarinë në Deutsche Bank.