Willkommen auf den Seiten des Auswärtigen Amts

Terminet për parashtrim të kërkesës për vizë nacionale

aufgeklappter Tischkalender mit Kugelschreiber

Terminbuchung, © colourbox.de

Shfrytëzoni portalin e termineve

Kërkesa për viza nacionale është akoma e madhe. Ambasada bën përpjekje për t’i pranuar sa më shpejtë të jetë e mundur të gjitha kërkesat e parashtruara. Megjithatë në rastin e vizave nacionale koha e pritjes nga parashtrimi i kërkesës për caktim të terminit deri tek konfirmimi i terminit në rastet e bashkimit familjar fatkeqësisht është rreth 6 muaj. Ndërsa në rastet e vizave të punës sipas Rregullorës për Ballkanin Perëndimor koha e pritjes është dukshëm më e gjatë.

Ju lutemi që për të parashtruar kërkesën për termin të shfrytëzoni

të ambasadës. Një konfirmim të pranimit të kërkesës tuaj e pranoni menjëherë. Sapo termini juaj të jetë caktuar, ju do të pranoni një konfirmim tjetër automatik.

Konfirmimi i kërkesës tuaj për termin përmban një numër të qartë – ju lutemi ta ruani këtë konfirmim. Njëkohësisht ju lutemi për të mos i parashtruar ambasadës pyetje lidhur me gjendjen e rastit tuaj – në këtë mënyrë ju na ndihmoni për të reduktuar më shpejtë kohën e gjatë të pritjes.

Nëse udhëtoni së bashku me anëtarët e familjes, të cilët jetojnë me ju në një bashkësi familjare, ju lusim të keni parasysh se për secilin anëtar të familjes duhet të dërgohet nga një kërkesë për caktimin e terminit.

Në qoftëse me qëllim të qëndrimit tuaj në Gjermani duhen nxjerrë çertifikata të gjendjes civile, të regjistrimit për lidhje të kurorës, të provimit të gjuhës dhe / apo fletëgarancioni, atëherë ambasada rekomandon që ato dokumente t‘i kompletoni afërsisht një gjysmë viti pas parashtrimit të kërkesës për termin – ndonëse vetëm duke vepruar kështu ju nuk e arsyetoni të drejtën për dhënie të vizës.

Ju lutemi vini re që kërkesa juaj për termin të jetë e plotë dhe e saktë. Të dhënat jo të sakta në kërkesën për termin mund të çojnë deri në kthimin mbrapsht në sportel - dhe juve do të ju duhet të caktoni një termin tjetër.