Willkommen auf den Seiten des Auswärtigen Amts
Për personat që janë plotësisht të vaksinuar, lehtësimet e udhëtimit do të aplikohen
Udhëtimet hyrëse për personat plotësisht të vaksinuar nga Kosova drejt Gjermanisë janë sërish të mundura nëse plotësohen disa parakushte.
Personat plotësisht të vaksinuar kundër Covid-19 mund sërish të udhëtojnë drejt Gjermanisë për vizita, udhëtime afariste apo turistike, nëse kanë vizën e nevojshme.
Fëmijët nën moshën 12 vjeçare, mund të udhëtojnë me një test të vlefshëm negativ (PCR ose Antigjen) në përcjellje të njërit prind i cili është plotësisht i vaksinuar kundër Covid-19. Fëmijët nën moshën 6 vjeçare nuk kanë nevojë për dëshmi/vërtetim të testimit.
Përjashtohen hyrjet nga Shtetet, që konsiderohen si zona të varianteve të virusit. Për ta udhëtimi në Gjermani është i ndaluar.
Në Ambasadën Gjermane në Prishtinë sërish mund të caktohen termine për viza Schengen. Rezervimi i termineve mund të bëhet vetëm përmes sistemit online të termineve. Me rastin e parashtrimit të kërkesës për vizë duhet paraqitur dokumentet mbi statusin e vaksinimit.
Personat plotësisht të vaksinuar kundër Covid-19 mund të caktojnë termin edhe për Fillimin e punësimit sipas rregullorës së Ballkanit Perëndimor.
Udhëtimet hyrëse janë të mundura vetëm për personat, të cilët janë vaksinuar me njërën nga vaksinat e përmendura në uebfaqen e Institutit Paul-Ehrlich (PEI) (aktualisht BionTech-Pfizer/Cominarty, Moderna/Spikevax, AstraZeneca/Vaxzevria, Johnson&Johnson/Jannssen), nëse që nga marrja e dozës së fundit/vaksinës së vetme të nevojshme kanë kaluar 14 ditë. Vaksinimet individuale mund të bëhen edhe me doza të kombinuara të vaksinës.
Vini re: Një vaksinim i vetëm me vaksinën Johnson&Johnson/Jannssen nuk konsiderohet më vaksinim i plotë. Një vaksinim i mëtejshëm me të njëjtën ose një vaksinë tjetër kërkohet që të konsideroheni si i vaksinuar plotësisht.
Vërtetimi i vaksinimit
Për udhëtimet hyrëse duhet në çdo rast të paraqitet vërtetimi i vaksinimit, i cili duhet të përmbush kërkesat e mëposhtme:
- të jetë një çertifikatë dixhitale COVID e BE-së, ose një dëshmi e krahasueshme e vaksinimit në formë dixhitale, ose në letër në gjuhën gjermane, franceze, italiane, ose spanjolle. Vërtetimi i fotografuar nuk konsiderohet si çertifikatë dixhitale. Dëshmia në formë dixhitale duhet të jetë lëshuar në mënyrë dixhitale nga institucioni i autorizuar dhe t'i transmetohet në mënyrë dixhitale personit të autorizuar.
- të përmbajë të dhënat në vijim:
- Të dhënat personale të të vaksinuarit (së paku emri, mbiemri dhe datëlindja),
- Data e vaksinimit dhe numri i vaksinave,
- Emërtimi i vaksinës,
- Emërtimi i sëmundjes kundër të cilës është marrë vaksina,
- të dhënat për personin/institucionin përgjegjës për dhënien e vaksinës; me ç’rast dokumenti duhet të ketë të dukshme veçanërisht vulën dhe simbolet shtetërore.
Vaksinimi duhet gjithashtu të plotësojë disa kërkesa për mbrojtjen e plotë të vaksinimit në përputhje me nenin 22a par.1 të Ligjit për Mbrojtjen nga Infeksioni (IfSG)
Si plotësisht i vaksinuar me vaksinat e njohura cilësohen:
- deri më 30.09.2022: dy doza të vaksinës;
- deri më 30.09.22 : një dozë e vaksinës, vetëm nëse shtesë paraqitet edhe:
- testimi i antitrupave që dëshmon infektimin me koronavirus para vaksinimit me dozën e parë e më pas vaksinimi me dozën e parë; ose
- një rezultat pozitiv i testimit PCR para vaksinimit me dozën e parë; ose
- një rezultat pozitiv i testimit PCR pas vaksinimit me dozën e parë, nga bërja e të cilit kanë kaluar 28 ditë.
- prej 01.10.2022: tri doza të vaksinimit; vaksinimi me dozën e fundit duhet të bëhet të paktën tre muaj pas dozës së dytë;
- prej 1.10.2022: dy doza të vaksinës, vetëm nëse shtesë paraqitet edhe:
- testimi i antitrupave që dëshmon infektimin me koronavirus para vaksinimit me dozën e parë dhe më pas vaksinimi me dy doza të vaksinës; ose
- një rezultat pozitiv i testimit PCR para vaksinimit me dozën e dytë; ose
- një rezultat pozitiv i testimit PCR pas vaksinimit me dozën e dytë, nga bërja e të cilit kanë kaluar 28 ditë.
Ju lutemi verifikoni para çdo udhëtimi të planifikuar nëse çertifikata juaj e vaksinimit plotëson kërkesat e lartpërmendura.
Personat nën moshën 12 vjeçare të cilët nuk janë të vaksinuar, mund të udhëtojnë me një test të vlefshëm negativ (PCR ose Antigjen) në përcjellje të njërit prind i cili është i vaksinuar plotësisht. Personat nën moshën 6 vjeçare nuk kanë nevojë për dëshmi të testimit.
Më shumë informata gjeni këtu.