Willkommen auf den Seiten des Auswärtigen Amts

Ndryshim në dhënien e termineve për viza me qëllim të nisjes së punësimit sipas Rregullës së Ballkanit Perëndimor

27.03.2024 -

Në fillim të secilit muaj do të hapet dhe qëndrojë e hapur për 2 javë një listë e regjistrimeve për termine për aplikim për vizë.

Informata të përgjithshme

Për shkak të kërkesës tejet të madhe për termine për aplikim për vizë, e cila i tejkalon dukshëm terminet që janë në dispozicion, nga dhjetori 2021 terminet do të caktohen nëpërmjet një procedure të shortit.

Në fillim të secilit muaj do të hapet dhe qëndrojë e hapur për 1 deri 2 javë një listë e regjistrimeve për termine për aplikim për vizë. Periudha e saktë e hapjes së termineve do të publikohet këtu secilin muaj. Pas mbylljes së listës, nga të gjitha regjistrimet, nga gjeneratori i rastësishëm i drejtuar në mënyrë kompjuterike në një procedurë të shortit do të përzgjidhen ata, të cilët e marrin një termin për aplikim në muajin e ardhshëm. Të gjitha regjistrimet e bëra në muajin përkatës marrin pjesë në procedurën e shortit, pavarësisht se kur janë bërë. Prandaj regjistrimet e bëra më herët, nuk kanë përparësi kundrejt regjistrimeve të bëra më vonë brenda kësaj periudhe.

Regjistrimet e shumëfishta nuk lejohen dhe sjellin përjashtimin nga procedura e shortit. Ndryshimet e mëvonshme të të dhënave gjatë regjistrimit nuk janë të mundura. Kalimi i një termini nga një person tek një tjetër nuk është i lejueshëm. Angazhimi i personave të tretë (p.sh. agjencioneve) nuk është i nevojshëm dhe nuk sjell asnjë përparësi. Ju lutemi regjistrohuni në procedurë vetë dhe në qetësi dhe keni kujdes patjetër shënimin e të dhënave të sakëta. Luteni që të regjistroheni me pasaporten tuaj aktuale. Regjistrimet për termin me pasaporta të vjetra, tashmë të skaduara apo të pavlefshme nuk do të meren parasysh.

Hyrja në qendrën e pranimit në VisaMetric, edhe në rast të konfirmimit në dispozicion të terminit, lejohet vetëm nëse të dhënat personale në pasaportën e aplikuesit/es përputhen plotësisht me të dhënat e shënuara gjatë regjistrimit.

Regjistrimet e personave, të cilët nuk marrin termin, fshihen në fund të muajit. Për pjesëmarrje në procedurën e shortit për termine në shkurt, është i nevojshëm regjistrimi në janar. Ambasada do të njoftojë me kohë për periudhën e hapjes së listës së regjistrimit për janar. Në fund të janarit, personat e përzgjedhur me short do të marrin njofimin nga ambasada për ditën kur iu caktohet termini në shkurt.

Procedura e shortit do të realizohet secilën herë në Ministrinë e Jashme Federale në Berlin nën mbikqyrjen e më shumë personave. Në fund të muajit të gjithë personat e përzgjedhur me short do të njoftohen lidhur me datën e terminit të tyre. Terminet nuk mund të shtyhen dhe aplikimi i juaj mund të pranohet vetëm, nëse paraqiteni në termin me dokumentacionin e plotë. 

Të gjithë personat, të cilët deri në fund të muajit nuk kanë pranuar një njoftlim lidhur me terminin, nuk kanë pasur sukses në procedurën e shortit dhe mund të regjistrohen në listë për muajin pasues.

Regjistrimet të cilat nuk pranojnë një termin, do të fshihen në fund të muajit. Për pjesëmarrje në procedurën e shortit për termin në muajin pasues, është i nevojshëm një regjistrim i ri.

Terminet për aplikim për vizë sipas „Rregullës së Ballkanit Perëndimor“ do të mund të bëhen vetëm nëpërmjet kësaj mënyre. Ambasada nuk jep termine të veçanëta, prandaj ju lutemi të përmbaheni nga pyetjet përkatëse.

Informata aktuale

Lista e regjistrimeve për termine në prill është mbyllur.

Të gjithë personat që janë përzgjedhur me procedurën e shortit nga lista e marsit janë informuar lidhur me datën e terminit në prill. Në qoftë se keni aplikuar dhe nuk keni marrë njoftim lidhur me datën konkrete të terminit (ju lutemi kontrolloni edhe kutinë “spam” të e-mailit), atëherë ju fatkeqsisht nuk jeni përzgjdhur. Për të marrë pjesë në procedurën e ardhshme të shortit, ju duhet të regjistroheni në listën e re.

Lista e regjistrimeve për termine në maj do të hapet nga 02.04.2024 në orën 14:00 deri më 09.04.2024 në orën 15:00.