Willkommen auf den Seiten des Auswärtigen Amts

Vizë për vetëpunësim

25.03.2024 -

Ju lutem lexoni me kujdes parakushtet e aplikimit. Ju lutem regjistrohuni për një termin vetëm atëherë kur mund të plotësoni të gjitha parakushtet dhe dokumentet e kërkuara. Viza nuk mund të aprovohet nëse nuk i plotësoni parakushtet dhe dokumentet e kërkuara.

Përmes përgaditjes së mirë, ju mund te ndikoni pozitivisht në proces si dhe ta shkurtoni kohën e procesimit. Dokumente shtesë të cilat nuk janë listuar më poshtë, mund të kërkohen në raste të veqanta gjatë aplikimit apo gjatë procedurës. Aplikime të pa plotësuara apo dokumente të pa kompletuara mund të kenë për pasojë refuzimin e vizës.

Në procesin e shqyrtimit ambasada duhet të përfshijë entin për të huaj në Gjermani. Procesi mund të zgjasë 10 deri në 12 javë pas dorëzimit të aplikacionit, në raste të veçanta edhe më gjatë. Sapo të përfundoj procesi i shqyrtimit ju do të njoftoheni menjëherë. Luteni që gjatë kohes së rregullt të përpunimit të lëndës të mos adresoni kërkesa në lidhje me statusin e lëndës. Me këtë ju vetem e ngarkoni punën ne sektorin e vizave dhe e vononi përpunimin e lëndës.

Ju lutem vëni re: Të gjitha dokumentet duhet të jenë të përkthyera në gjermanisht, të paraqitura në origjinal dhe me një kopje (pa kopje me ngjyra) dhe dokumentet nuk duhet të jenë të kapura

Gjatë aplikimit duhet të paraqiten/dokumentohen:

  • 1 Formular të Videx-it për vizë, të plotësuar plotësisht me shkronja latine (gjermanisht ose anglisht) mundësisht në kompjuter si dhe të nënshkruar me dorë. Kërkesen për vizë mund ta plotësoni online këtu.
  • 2 fotografi aktuale biometrike, jo më të vjetër se gjashtë muaj, me sfond të bardhë, me madhësi 45x35 mm. 1 fotografi e vendosni në aplikacion si dhe 1 fotografi e dorzoni gjatë aplikimit. 
  • Pasaportë të vlefshme. Pasaporta duhet të ketë së paku dy faqe të lira. Ju lutem keni parasysh që pasaporta duhet të ketë vlefshmëri së paku 3 muaj më shumë sesa vlefshmëria e vizës.
  • Para të gatshme- Tarifa kushton 75,00 Euro
  • Plani i biznesit në gjermanisht, një përshkrim të detajuar dhe të strukturuar për iden e biznesit. Përshkrimi duhet të përmbaj pikat e mëposhtme si dhe të konfirmohet përmes dokumenteve përkatëse:
    • Kërkesat për kapital dhe plani i financimit,
    • prezantimi i profilit të kompanisë,
    • strategjia e marketingut,
    • paraqitja paraprake e rendimentit
    • të dhëna të përafërta mbi numrin e vendeve të punës dhe/apo vendeve për aftësim profesional që pritet të krijohen,
    • shpjegim se sa pritet të ndikoj pozitivisht kompania në fushën e inovacionit dhe shkencës.
  • CV në gjermanisht ose anglisht, e shkruar me kompjuter, e nënshkruar me dorë, me të dhëna mbi aftësimin e juaj profesional si dhe përvojen profesionale.
  • Dëshmi mbi aktivitetin e biznesit në Kosovë, me përkthim në gjuhën gjermane.
  • Dëshmi e vendbanimit, kontrata e qirasë.
  • Të dhëna dhe dëshmi nëse ka mbi njohurit e gjuhës gjermane ose angleze.
  • Oferta e sigurimit shëndetësor në të cilin pa asnjë dyshim konstatohet se mbulon edhe qëndrimin e punës në gjermani.
  • Për aplikues mbi moshën 45 vjeçare nevoitet gjithashtu:
    • Dëshmia e një pensioni të mjaftueshëm. Dëshmi për sigurimin adekuat të pensionit, të përkthyer në gjuhën gjermane ( kursimet pensionale publike/private, sigurimet jetësore apo të ngjajshme).
  • Udhëzimi i printuar dhe i nënshkruar për plotësinë e dokumenteve dhe informacionin e pasaktë në procesin e vizave
  • Udhëzimi i shtypur dhe i nënshkruar në përputhje me Nenin 18 Paragrafi 2 Nr. 4a në lidhje me ekzistencën e një oferte specifike pune

Ju lutem vini re: Përtej dokumenteve të listuara, varësisht nga rasti mund të kërkohen edhe dokumente të tjera. Për këtë qëllim, ambasada ju kërkon të ofroni një email private në të cilen ju mund të kontaktoheni gjatë tërë procedures së aplikimit.

Kohëzgjatja e shqyrtimit pas parashtrimit të kërkesës për vizë

Kohëzgjatja e shqyrtimit dallon për secilin rast - pasi në procedurën e shqyrtimit, si rregull, duhet të përfshihen autoritetet e brendshme gjermane, në kohëzgjatjen e përpunimit të të cilave ambasada nuk mund të ndikojë. Vetëm pas kthimit të përgjigjes nga Gjermania ambasada mund të bëjë shqyrtimin përfundimtar dhe të merr një vendim. Koha e shqyrtimit në të shumtën e rasteve mund të zgjatë disa javë. Nëse personi ka qëndruar më parë për një periudhë më të gjatë në Gjermani, atëherë kohëzgjatja e shqyrtimit mund të jetë më e gjatë.

Kthimi i dokumenteve

Për kthimin e pasaportave, ambasada ka bashkëpunim me ndërmarrjen e postës DHL, e cila ofron shërbimet e saj në hapësirat e pritjes së ambasadës.

Ju lutemi blini një zarf të parapaguar dhe paraprakisht të adresuar në ditën e aplikimit; atë zarf e dorëzoni së bashku me kërkesën tuaj për vizë.

Pas shqyrtimit përfundimtar të kërkesës tuaj për vizë, ambasada i jep në dorëzim postës DHL zarfin tuaj me pasaportën dhe dokumentet përcjellëse. Ju mund të përdorni kodin e ndjekjes që keni marrë nga DHL kur keni blerë zarfin për të kontrolluar në çdo kohë nëse ambasada e ka dhënë në dorëzim zarfin tek DHL.

Ju lutemi që pas pranimit të pasaportes tuaj të verifikoni korrektësinë e të dhënave personale dhe të dhënat e udhëtimit në vizë. Përmirësimet janë parimisht të mundura nëse lajmëroni gabimet eventuale menjëher. Nëse gabimet eventuale lajmërohen më vonë, atëher mund të kërkohen tarifa shtesë. Në rast se gjeni pasaktësi ne vizë atëherë ju lutem i drejtoheni ambasadës menjëher përmes email-it zyrtar visa@pris.diplo.de