Willkommen auf den Seiten des Auswärtigen Amts

Ekspert i IT-së (pa një diplomë universitare)

Computerplatine

Computerplatine, © dpa/picture-alliance

21.03.2024 -

Fillimi i punësimit me njohuri të shquara profesionale praktike në fushën e teknologjisë informative dhe komunikimit

Kush cilësohet si ekspert i IT-së?

Ju mund të punoni në Gjermani si eskpert i teknologjisë informative edhe pa diplomë universitare nëse keni njohuri praktike në fushën e teknologjisë informative dhe plotësoni këto kushte:

Caktimi i terminit për aplikim për vizë

Ju lutemi fillimisht t'i kompletoni të gjitha dokumentet e nevojshme për një aplikim për vizë dhe të regjistroheni më pas për një termin në kategorinë „Masa e përshtatjes me ekuivalencë të pjesshme, kërkim pune, i vetëpunësuar“ përmes sistemit të dhënies së termineve të ambasadës. Eventualisht brenda një-dy javëve pas regjistrimit ju do të pranoni fillimisht një e-mail në adresën e dhënë gjatë regjistrimit për termin me lutjen për t'i dërguar paraprakisht disa dokumente me e-mail. Prandaj luteni që të kontrolloni rregullisht kutinë tuaj të postës elektronike.

Dorëzimi personal i aplikacionit: Dokumentet e nevojshme  

Ju lutemi plotësoni një aplikacion elektronik për vizë  në kompjuter dhe shtypeni atë. Përveç kësaj, na nevojiten dokumentet në vijim:

Ju lutemi vini re: Të gjitha dokumentet duhet të jenë të përkthyera në gjermanisht, të paraqitura në origjinal dhe me një kopje (pa kopje me ngjyra) dhe dokumentet nuk duhet të jenë të kapura.

  • 2 fotografi biometrike të pasaportës (jo më të vjetra se gjashtë muaj)
  • Pasaporta  (me vlefshmëri së paku gjashtë muaj)
  • Tarifa në vlerë prej 75 euro në para të gatshme
  • Certifikata e vendbanimit (jo më e vjetër se gjashtë muaj)
  • Dëshmi për të paktën dy vjet përvojë profesionale në teknologjinë e informacionit dhe komunikimit brenda 5 viteve të fundit 
  • Jetëshkrim në gjuhën gjermane
  • Deklaratë mbi marrëdhënien e punës
  • Sigurim shëndetësor i udhëtimit (INCOMING):
    • i vlefshëm për 6 muaj brenda vitit
    • i vlefshëm nga data e parashtrimit të kërkesës për vizë
  • Udhëzimi i printuar dhe i nënshkruar për plotësinë e dokumenteve dhe informacionin e pasaktë në procesin e vizave
  • Udhëzimi i shtypur dhe i nënshkruar në përputhje me Nenin 18 Paragrafi 2 Nr. 4a në lidhje me ekzistencën e një oferte specifike pune

Ju lutem vini re: Përtej dokumenteve të listuara, varësisht nga rasti mund të kërkohen edhe dokumente të tjera. Për këtë qëllim, ambasada ju kërkon të ofroni një email private në të cilen ju mund të kontaktoheni gjatë tërë procedures së aplikimit.

Koha e procesimit pas dorëzimit personal të aplikacionit

Koha e procesimit varion shumë, pasi në vazhdim të procedurës duhet të përfshihen autoritete të brendshme gjermane, në kohën e procesimit të të cilave ambasada nuk ka kurfarë ndikimi. Tek pas marrjes së përgjigjeve nga Gjermania, mund të pasojë shqyrtimi përfundimtar dhe vendimi nga ana e ambasadës. Si rregull duhet llogaritut me një kohë të procesimit prej disa javëve. Veçanërisht, nëse keni qëndruar një herë më parë për një kohë të gjatë në Gjermani.

Kthimi i dokumentacionit

Për kthimin e pasaportave ambasada bashkëpunon me shërbimin postar DHL, i cili shërbimet e tij i ofron në sallat e pritjes brenda ambientit të ambasadës.

Ju lutemi blini një zarf të parapaguar dhe me adresë dhe dorëzojeni atë bashkë me aplikacionin tuaj në sportel të zyrës së vizave.

Sapo të ketë përfunduar procesimi i aplikacionit tuaj, ambasada e dorëzon zarfin me pasaportën dhe eventualisht dokumentet e tjera në DHL për ta dërguar. Përmes kodit të gjurmimit, të cilin e pranoni në momentin e blerjes së zarfit nga DHL, ju mund në çdo kohë të kontrolloni, nëse ambasada e ka dorëzuar zarfin në DHL.

Më shumë informata gjeni këtu.

Ju lutemi që pas pranimit të pasaportes tuaj të verifikoni korrektësinë e të dhënave personale dhe të dhënat e udhëtimit në vizë. Përmirësimet janë parimisht të mundura nëse lajmëroni gabimet eventuale menjëher. Nëse gabimet eventuale lajmërohen më vonë, atëher mund të kërkohen tarifa shtesë. Në rast se gjeni pasaktësi ne vizë atëher ju lutem i drejtoheni ambasadës menjëher përmes email-it zyrtar visa@pris.diplo.de