Willkommen auf den Seiten des Auswärtigen Amts

Thirrje për aplikim për projektet e vogla për vitin 2019

Logo Botschaft SQ

Logo Botschaft SQ, © Auswärtiges Amt

04.02.2019 -

Ambasada Gjermane në Prishtinë përkrahë projekte të vogla me një shumë deri në 8.000 EUR. Projektet duhet t’u dedikohen shtresave të varfëra dhe të cenueshme të shoqërisë. Të gjitha OJQ-të e regjistruara në Kosovë mund të aplikojnë në këtë thirrje.

Projekt-propozimet mund të dorëzohen në mënyrë elektronike deri më 4 mars 2019 në këtë email-adresë: info@diplo.pris.de ose në mënyrë fizike në adresën vijuese:

Ambasada Gjermane në Prishtinë

Seksioni për Bashkëpunim dhe Zhvillim Ekonomik

Rr. Azem Jashanica nr. 66, Dragodan II

10000 Prishtinë


Informata më të hollësishme dhe dokumentacionin përkatës mund ta gjeni këtu:    

Përmbajtje të tjera