Willkommen auf den Seiten des Auswärtigen Amts
Projekte të vogla nga Ambasada Gjermane 2021

Neues Logo der Deutschen Zusammenarbeit, © AA
Grantet për projekte të vogla nga Ambasada Gjermane në Prishtinë kanë për qëllim të sigurojnë ndihmë të shpejtë dhe efektive për shtresat më të varfëra dhe / ose grupet më të cenueshme të shoqërisë.
Kush ka të drejtë të aplikojë?
Të gjitha organizatat joqeveritare të regjistruara në Kosovë kanë të drejtë aplikimi. Individët, kompanitë dhe start-up bizneset nuk mund të përkrahen.
Cilat janë kriteret?
Projekt-propozimi:
- nga projekti duhet të përfitojnë shtresat më të varfëra dhe / ose grupet më të cenueshme të shoqërisë;
- projekti mund të financohet me një shumë prej 5.000 EUR deri në 15.000 EUR;
- projekti mund të mbulojë vetëm një shumë të limituar të shpenzimeve për personel/staf;
- projekti nuk mund të rezultojë në shpenzime recidive (p.sh. shpenzime për karburant, ushqim, barëra, materiale të ndryshme etj.);
- projekti mund të përmbyllet brenda vitit kalendarik 2021.
Në çfarë fokusohet thirrja për aplikim këtë vit?
- Në projekte për gjenerimin e të ardhurave;
- Në projekte me një ndikim të gjerë shoqëror;
- Në projekte që kanë të bëjnë me ndikimet afatmesme dhe afatgjata të pandemisë COVID-19 në shoqëri;
Gjithashtu në konsideratë do të merren edhe projekte nga fusha të tjera.
Cila është procedura për dorëzimin e projekt-propozimit dhe kur është afati i fundit?
Projekt-propozimi duhet të përmbajë këto dokumente:
- Formularin e plotësuar të aplikimit (mund ta shkarkoni këtu: www.pristina.diplo.de);
- Planin financiar të projektit (financimi vetanak, financimi nga një palë e tretë dhe pjesa që kërkoni të financohet nga ambasada) në formë tabelare me detaje për shpenzimet përkatëse;
- Dy pro faktura (dy oferta për pajisjet dhe/ose koston e shërbimeve; të përkthyera në gjuhën angleze);
- Kopjen e çertifikatës së regjistrimit të OJQ-së;
- Nënshkrimet e dy menaxherëve të projektit (nënshkrimet duhet të jenë të skanuara).
Projekt-propozimet duhet të dorëzohen në gjuhën angleze në mënyrë elektronike deri më 8 mars 2021, ora 12:00 në: info@pris.diplo.de