Willkommen auf den Seiten des Auswärtigen Amts
Mikrokredi për ndërmarrje të vogla dhe të mesme
Që nga fillimi i viteve të 90-ta, në Kosovë u krijua një sistem dinamik e i pavarur i ndërmarrjeve të vogla. Në fund të luftës së vitit 1999 nuk ekzistonte më asnjë bankë e vetme dhe rrjedhimisht nuk kishte as partnerë të ndërgjegjshëm financiar për ndërmarrjet. Ngritësit e mëparshëm të devizave shtetërore si p.sh. nxjerrja e metalit, presin edhe më tutje që të revitalizohen. Edhe pse me kalimin e kohës po arrijnë investorë ndërkombëtar në vend, zhvillimi ekonomik vazhdon të jetë edhe më tutje i varur nga ndërmarrjet e vogla dhe të mesme.
Për ndërtimin ekonomik të Kosovës, në fillim të vitit 2000, me iniciativë të Insitutit Kreditor për Rindërtim (KfW) u themelua Micro Enterprise Bank (MEB) për dhënien e kredive të vogla. U sigurua kapitali i nevojshëm, u hartua programi për kredi të vogla dhe u bë trajnimi i stafit vendor. MEB ishte fillimisht i vetmi institucion financiar funksional në Kosovë dhe u zhvillua hovshëm duke u shndërruar në një bankë ndërmarrëse me shërbime të shumta.
Në fund të vitit 2003 nga MEB u bë ProCredit Banka Kosovë. Bashkëpronarë të bankës janë ProCredit Holding AG dhe Commerzbank AG.
Nga një bëhen dy dhe tre |
ProCredit Banka (PCB) u ofron ndërmarrjeve të vogla e të mesme kredi themeluese për ndërtim të ndërmarrjeve, pajisje të ndërmarrjeve, kredi të shpejta për furnizime urgjente, kredi depozitare për të garantuar rrjedhshmëri, por edhe për investime afatgjate. Synimi i bankës është që t’i përkrah ndërmarrjet e sferave të ndryshme për t’u krijuar mundësi më të mira në treg. Ata duhet të kontribojnë që t’a stabilizojnë gjendjen e përgjithshme ekonomike, t’i rrisin gjasat e banorëve të Kosovës dhe ta zbusin varfërinë në vend.

Shumë ndërmarrje kanë arritur që në mënyrë të suksesshme të gjejnë një vend në treg, duke u mbështetur vite me rradhe në kreditë e vogla të ndryshme të PCB. Një shembull është ndërmarrja për tekstil e Lules dhe bashkëshortit të saj në Gjakovë. Fillimisht PCB u mundësojë porositjen e mallit për t’i plotësuar kërkesat e klientëve, rrjedhimisht kishte më shumë fitim dhe dy filiale tjera u hapën. Ndërmjetkohë u punësua edhe një bashkëpunëtore. Kontakti i rregullt me PCB tanimë është bërë pjesë përbërëse e jetës së përditshme të Lules dhe bashkëshortit të saj. Ata janë shumë të kënaqur për përkrahjen e shpejtë dhe të thjeshtë nëpërmjet bankës.
60.000 kredi për ndërmarrjet e vogla dhe të mesme |
Në tetor 2008 ProCredit Banka në Kosovë kishte dhënë më shumë se 60 000 kredi për ndërmarrje të vogla dhe të mesme, me një vlerë të përgjithshme prej 440 milionë. Përfshirë këtu 35 milionë për financimin e ndërmarrjeve bujqësore. ProCredit Banka është duke udhëhequr tregun bankar në Kosovë me gjithsej 58 filiale në tërë vendin dhe me një aktiv prej 625 milionë euro. Me 1100 të punësuar, ProCredit është punëdhënësi më i madh i ekonomisë private në Kosovë. Përkundër gjendjes së përgjithshme të vështirë, Kosova arriti në vitin 2007 një rritje ekonomike prej 6%.
FINCA Kosovë |
Misioni i FINCA International (Foundation for International Community Assistance) është që të ofrojë shërbime financiare për ndërmarrës me të hyra të ulëta, kështu që ata të krijojnë vende pune, të ndërtojnë mirëqenie dhe ta përmirësojnë standartin e tyre jetësor.
Aktivitetet e FINCA në Kosovë filluan në shkurt 2000 me mbështetjen e USAID, UNMIK dhe OSBE. Kredia e parë grupore u dha në Malishevë nëpërmjet Mbretëreshës së Jordanit, Shkelqësisë së saj Rania Al-Abdullah. FINCA Kosovë është i vetmi institut mikrofinanciar, i cili ofron financime të ashtu quajtura “Start-Up” për ndërmarrës dhe ndërmarrëse të ndërmarrjeve të vogla.
Rrjeti FINCA në Kosovë ka momenalisht mbi 20 filiale në tërë Kosovën. Numri i të punësuarve është mbi 260, numri i klientëve është rreth 16.581 persona dhe përmasat e kredive të dhëna është rreth 22,035.869 euro.
FINCA është e regjistruar në Bankën Qendrore të Kosovës si institut mikrofinanciar dhe është anëtar në Regjistrin e Kreditëve të Kosovës (RKK), anëtar në Shoqatën e Bankave të Kosovës si dhe bashkë-themelues dhe anëtar aktiv i Shoqatës së Instituteve Mikrofinanciare të Kosovës.
Aktualisht klientëve u ofrohen lloje të ndryshme të kredive (kredi individuale, kredi grupore, kredi për renovime, përfshirë edhe kredi për shtëpi dhe kredi agrare).
Periudha kreditore është ndërmjet një dhe tre viteve, në raste të veçanta edhe deri në pesë vite. Shuma e kredive, varësisht prej bonitetit të klientëve, sillet prej 300 deri në 70.000 Euro. Kuota e kthimit të këtyre kredive të vogla dhe shumë të vogla është mbi 98%. Një vlerë, që nuk është diç e jashtëzakonshme për sektorin mikrofianciar dhe dëshmon që morali i kthimit të të hollave është më i lartë se sa mund të supozohet.
Më shumë informata rreth FINCA Kosovë, apo FINCA International mund të gjeni në këto faqe interneti: