Willkommen auf den Seiten des Auswärtigen Amts
Qendra për Migrim Ndërkombëtar dhe Zhvillim (CIM) - Ndërmjetësues i ekspertëve në bashkëpunimin zhvillimor gjerman
CIM ndërmjetëson ekspertë e udhëheqës për në Azi, Afrikë, Amerikë Latine, Evropë Lindore dhe Juglindore dhe i përcjellë angazhimet e tyre përmes shërbimeve dhe shtesave në pagat vendore që ata i marrin.
CIM ndërmjetëson ekspertë e udhëheqës për në Azi, Afrikë, Amerikë Latine, Evropë Lindore dhe Juglindore dhe i përcjellë angazhimet e tyre përmes shërbimeve dhe shtesave në pagat vendore që ata i marrin.
Nëpërmjet delegimit të ekspertëve shumë të kualifikuar mbështetet zhvillimi i këtyre vendeve, me qëllim që të arrihen synimet përbashkëta të Ministrisë Federale për Bashkëpunim Ekonomik dhe Zhvillim dhe të vendeve partnere.
Në sistemin e bashkëpunimit zhvillimor gjerman, CIM-i është një organizatë e vogël dhe fleksibile; bashkësia e punës bartet bashkërisht nga dy partnerë të fortë duke plotësuar kështu spektrin e arritjeve të këtyre dy partnerëve: Bashkëpunimit Ndërkombëtar Gjerman - GIZ (Deutsche Gesellschaft für Internationale Zusammenarbeit) dhe Entit Federal për Punë - BA (Bundesagentur für Arbeit).
Ju keni ndonjë pozitë të rëndësishme në institucionin Tuaj, të cilën dëshironi ta plotësoni, mirëpo në vendin Tuaj ka mungesë të ekspertizës së nevojshme? Me ndihmën e CIM-it, Ju si punëdhënës mund t'i mbuloni kërkesat për personel me ekspertë kompetent dhe të arsimuar. Me ekspertët e CIM-it Ju mund t'i arrini synimet Tuaja më shpejt, në mënyrë më efikase dhe më të volitshme.
Më shumë informata mund të gjeni këtu (në gjuhën gjermane dhe angleze):
(Teksti: © CIM)