Willkommen auf den Seiten des Auswärtigen Amts
FAQ
Këtu mund të gjeni pyetjet që i janë parashtruar Ambasadës Gjermane më së shpeshti. Në rast se këto informata nuk u ndihmojnë, atëherë Ju lusim që të na parashtroni pyetjen Tuaj konkrete:
![]() Këtu mund të gjeni pyetjet që i janë parashtruar Ambasadës Gjermane më së shpeshti. Në rast se këto informata nuk u ndihmojnë, atëherë Ju lusi që të na parashtroni pyetjen Tuaj konkrete: |
Si mund ta regjistroj firmën time në Kosovë?

Regjistrimi i ndërmarrjeve në Kosovë bëhet nëpërmjet Agjensionit të Regjistrimit të Bizneseve të Republikës së Kosovës.
Agjensioni i Regjistrimit të Bizneseve në Kosovë (ARBK) | |
T: | +381 (0)38 512 265 |
E: | mehdi.pllashniku(at)ks-gov.net |
W: | www.arbk.org |
Si mund të aplikoj me ndërmarrjen time për ndonjë tender? Cfarë duhet të bëj?
Më shumë informata rreth tenderëve në Kosovë mund të gjeni këtu:
Ku duhet të drejtohem për ta marrë një vërtetim, që t'i transportoj për në Kosovë ndihmat humanitare pa paguar doganë?

Ne ju preferojmë që t'i drejtoheni doganës së Kosovës.
Atje nuk ju tregojnë vetëm, se cilat dokumente ju nevojiten për të transportuar ndihma humanitare në Kosovë, por edhe ku mund t'i tërhiqni dokumentet/vërtetimet.
Doganën e Republikës së Kosovës mund ta kontaktoni në këta numra telefoni: |
A mund të më tregoni se ku mund të drejtohem për të marrë përgjigje më të hollësishme lidhur me ekonominë e Kosovës?
Informata rreth institucioneve të rëndësishme ekonomike në Kosovë mund të gjeni në hapësirën në anën e djathtë.