Willkommen auf den Seiten des Auswärtigen Amts

Furnizimi me energji dhe ujë nëpërmjet Institutit Kreditor për Rindërtim

Ujë nga rubineti dhe rrymë nga priza

Furnizimi i përgjegjshëm i ekonomive familjare dhe ndërmarrjeve me rrymë dhe ujë të pastër është për shumë vende në Evropë diç e zakonshme, mirëpo në Kosovë kjo gjë që shumë kohë nuk është kështu. Posaçërisht gjatë dimrave të ftohtë duhet të sigurohet ngrohje dhe dritë për popullatën vendase. Vetëm me ujë, ngorohje dhe dritë elektrike shtëpitë në Kosovë u bënë prapë të banueshme dhe ekonomia u rimëkëmb përsëri.

Banka për Zhvillim KfW rregullon furnizimin me energji dhe ujë në Kosovë. Kjo gjithashtu kontribon që njerëzit të qendrojnë në vendin e tyre dhe të fitojnë bukën e gojës.

Energji dhe ujë për njerëzit në Kosovë

Energjia në Kosovë fitohet nga dy termocenrale, të cilat punojnë që më se 40 vjet. Moskujdesi, mungesa e investimeve dhe puna jo e rregulltë kanë ndikuar shumë në aftësinë funksionale të termocentraleve. Që nga 1989 mungonte stafi i aftësuar, furnizimi me energji elektrike nuk ishte gjithmonë i njëtrajtshëm, lirimi i madh i pluhurit dhe ujërave të ndotura e ngrarkonin ambientin. Edhe sa i përket furnizimit me ujë, gjendja ishte e ngjashme. Pos kësaj lufta kishte lënë këtu gjurmë të thella. Objektet për pastrim të ujit me klor dhe laboratorët ishin dëmtuar. Përkundër prurjes së madhe të ujit furnizimi i popullatës me ujë nuk ishte i siguruar. Veç kësaj shumë ekonomi familjare nuk paguanin për përdorimin e ujit. Kjo pati si pasojë dobësimin ekonomik të ndërmarrjeve ujësjellëse. Në vitin 2000 Banka për Zhvillim-KfW, fillojë riparimet e centralit elektrik 40 vjeçar, punimeve riparuese të sistemeve të ujësjellësit si dhe aftësimin e punëtorëve.

Program sportiv për centralet elektrike dhe gypat

Në një program fillimisht u riparuan kazanët, sistemet e ftohjes, turbinat, gjeneratorët si dhe pajisje tjera të centraleve elektrike. Në dimrin 2000/2001 dy prej blloqeve të tyre u lidhën përsëri në rrjet. Për mbrojte të ambientit u vendosën filtera dhe u përtëri pastrimi i ujërave të shkarkimit. Në qershor 2002 Banka për Zhvillim KfW është dashur të krijojë një program emergjent në kohë rekordi, sepse centrali i dytë elektrik, i cili është më modern nuk mund të lëshohej në funksion pasi e kishte kapluar një zjarr. Prandaj pjesë tjera të centralit të vjetër elektrik u bënë përsëri funksionale. Për personelin e centralit elektrik dhe menaxhmentin e tij u ndërmorën masa të shumta kualifikuese. Në rajonin e Prizrenit, Pejës si dhe Mitrovicës e Prishtinës me rrethinë u riparua sistemi i ujësjellësit dhe ujërave të zeza. U lokalizuan burimet, u vendosën gypa e pompa të reja. U sigurua respektimi i standardeve të higjienës.

Për kontrollin efektiv të përdorimit të ujit u instaluan njesues të ujit në ekonomitë familjare si dhe të prodhimit dhe u caktuan tarifa për mbulimin e kostove. Punëtorët e ujësjellësve u këshilluan rreth ndërmarrjes dhe u shkolluan në zanat.

Tani ka ujë në gypa

Edhe nëse në mënyrë afatgjate në Kosovë do të duhej të zgjidhen problemet e furnizimit me rrymë nëpërmjet një ndërtimi të ri të një centrali elektrik, nëpërmjet ndihmës së shpejtë të Qeverisë Gjermane u rimëkëmb furnizimi me energji elektrike në Kosovë dhe kështu u dha një kontribut i rëndësishëm në kapërcimin e situatës së post-konfliktit.

Ndërmjetkohë, falë masave riparuese, centrali elekrtik 40 vjeçar prodhon sërish energji për ekonomitë familjare dhe ekonominë e Kosovës. Ambienti tani ruhet nga një prodhim më i pastër. Pas punimeve riparuese të ujësjellësve tani 900 000 banorë nga 17 komuna furnizohen me ujë të freskët të pijshëm. Nëpërmjet matjes së përdorimit real të ujit dhe ri-kalkulimit të çmimeve është arritur stabilizimi ekonomik i ujësjellësve. Tani janë duke u bërë punimet rreth largimit të ujërave të zeza.

Investime për mbi 900 000 njerëz

Që nga viti 2000, Qeveria Gjermane nëpërmjet Bankës për Zhvillim KfW ka marrë pjesë në rimëkëmbjen e furnizimit me energji e ujë në Kosovë. Gjithashtu janë dhënë mjete tjera nga buxheti i konsoliduar i Kosovës të Kombeve të Bashkuara, Agjencionit Evropian për Rindërtim dhe Danimarkës. Përgjatë tërë procesit të rindërtimit ka pasur bashkëpunim të ngushtë me Qeverinë e Kosovës të Kombeve të Bashkuara (UNMIK) si dhe komunave.

Gjatë këtij procesi Zyra Gjermane për Rindërtim në Kosovë ka luajtur rol qendror në koordinimin e tërë masave të marra në sektorin e infrastrukturës, që kishin përkrahje gjermane. Kësodore Qeveria Gjermane angazhohet në mënyrë afatgjate për përmirësimin e kushteve të jetesës së njerëzve në Kosovë.