Willkommen auf den Seiten des Auswärtigen Amts

Bursa Ndërkombëtare e Parlamentit (IPS) 2021

Bundestag

Die Parlamentarier des Deutschen Bundestages nehmen am 01.06.2017 im Deutschen Bundestag in Berlin an der Debatte um Neuregelung des bundesstaatlichen Finanzausgleichs teil. Foto: Wolfgang Kumm/dpa | Verwendung weltweit, © dpa

29.04.2020 -


*** Përditësim i Rëndësishëm rreth Programit të Bursave IPS ***

Ju njoftojmë se këtë vit procesi i konkurimit për Bursën Ndërkombëtare të Parlamentit (IPS) nuk mund të zhvillohet siç ishte planifikuar.

Bundestagu - për shkak të rrethanave të jashtëzakonshme të shkaktuara nga shpërthimi i pandemisë COVID-19 në mbarë botën - ka vendosur të pezullojë programi IPS për këtë vit.

Vitin e ardhshëm do të keni mundësinë tjetër për të aplikuar.

Bundestagu gjerman ndan çdo vit Bursa Ndërkombëtare të Parlamentit (IPS) për absolventë, të cilët janë të interesuar në politikë dhe dëshirojnë të angazhohen në mënyrë aktive në vlerat themelore demokratike në vendet e tyre. Pjesa kryesore e IPS-së është një bashkëpunim tremujor me një anëtar të bundestagut gjerman. Bursistët janë të përfshirë në punën e një deputeti gjerman.

Në kuadër të bursës, pjesëmarrësit do të regjistrohen gjatë semestrit veror në Humboldt Universität zu Berlin apo në njërin nga universitetet tjera në Berlin. Ata do të marrin një bursë mujore në vlerë prej 500 Euro. Bursa mbulon gjithashtu edhe shpenzimet e akomodimit, shpenzimet e rrugës deri në Berlin dhe kthimin nga Berlini, si dhe sigurimin shëndetësor.


Kriteret për konkurim janë:

  • Nënshtetësia kosovare
  • Studimet e përfunduara (B.A., B.S., M.A., provimi i diplomës së magjistraturës, provimi shtetëror, apo doktorata) në një drejtim të dëshiruar, diplomimi në një shkollë të lartë profesionale nuk mjafton;
  • Njohuri shumë të mira të gjuhës gjermane (së paku niveli B2 i Kornizës së Përbashkët Europiane të Referencës për Gjuhët)
  • Interesim i shquar për marrëdhënie politike dhe shoqërore, si dhe për histori gjermane
  • Angazhim politiko-shoqëror
  • Kufizimet e moshës: Në momentin e fillimit të programit, nuk duhet të jetë tejkaluar mosha prej 30 vjetësh.


Fletëpalosjen, formularin e aplikimit, si dhe dokumente të tjera mund të merrni këtu: 

Pëveç kësaj, informata më të hollësishtme dhe specifike rreth bursave IPS mund të gjeni në faqen e internetit të bundestagut gjerman:


https://www.bundestag.de/europa_internationales/ips/kosovo-247028



Përmbajtje të tjera