Willkommen auf den Seiten des Auswärtigen Amts

Bursa Ndërkombëtare e Parlamentit (IPS) 2024

IPS

IPS, © Bundestag

Bundestagu gjerman ndan çdo vit Bursën Ndërkombëtare të Parlamentit (IPS) për absolventë, të cilët janë të interesuar në politikë dhe dëshirojnë të angazhohen në mënyrë aktive në vlerat themelore demokratike në vendet e tyre. Pjesa kryesore e IPS-së është një bashkëpunim tremujor me një anëtar të bundestagut gjerman. Bursistët me këtë rast përfshihen në mënyrë aktive në punë brenda një zyreje të një deputeti gjerman.

Për këtë bursistët gjatë semestrit veror do të regjistrohen në Humboldt Universität zu Berlin dhe nëse dëshirojnë, mund të dëgjojnë ligjerata edhe në njërin nga universitetet tjera në Berlin.


Këto janë kriteret për konkurim:

  • Nënshtetësia kosovare (edhe nënshtetësia e dyfishtë e lejueshme)
  • Studimet e përfunduara (B.A., B.S., M.A., provimi i diplomës së magjistraturës, provimi shtetëror, apo doktorata) në çfarëdo drejtimi; Dëshmia e përfundimit të studimeve në raste të arsyetueshme, mund të paraqitet deri më 31 dhjetor 2023
  • Njohuri shumë të mira të gjuhës gjermane (së paku niveli B2 i Kornizës së Përbashkët Europiane të Referencës për Gjuhët);
  • Interesim i shquar për marrëdhënie politike dhe shoqërore, si dhe për histori gjermane;
  • Angazhim politiko-shoqëror
  • Kufizimet e moshës: Në momentin e fillimit të programit, nuk duhet të jetë tejkaluar mosha prej 30 vjetësh. Mund të konkurojnë të interesuarit e lindur pas datës 1 mars 1994.

Aplikacioni i kompletuar për konkurim duhet të përmbajë dokumentet vijuese në gjuhën gjermane:

  • Formularin për konkurim (të nënshkruar me dorë);
  • Arsyetimin e detajuar rreth konkurimit (jo më shumë se dy faqe, të nënshkruar me dorë);
  • Diplomën për përfundimin e studimeve (në origjinal, ose në kopje të vërtetuar në gjuhën gjermane, ose angleze, të skanuar); Origjinali, pse kopja e vërtetuar e diplomës në gjuhën gjermane apo angleze duhet të paraqitet gjatë intervistës;
  • Njohuritë e gjuhës gjermane (së paku niveli B2 i Kornizës së Përbashkët Europiane të Referencës për Gjuhët) mund të dëshmohen:
    - përmes një certififikate zyrtare gjuhëso, jo më të vjetër se dy vjet (p.sh. TestDaF, ZOP, DSH apo një dëshmie të gjuhës IPS) - Dëshmia konsiderohet e paraqitur edhe nëse nga jetëshkrimi është e dukshme se konkuruesi ka njohuri të nevojshme të gjuhës (p.sh. ka mbaruar maturën në Gjermani, ka studiuar gjuhë dhe letërsi gjermane, është i punësuar si mësimdhënës i gjuhës gjermane),
  • Dy rekomandime në gjuhën gjermane, ose angleze (jo më të vjetra se një vit), një nga një profesor universiteti, një nga punëdhënësi, në të cilin vlerësohet kualifikimi profesional i konkuruesit/es për bursën IPS dhe i shkruar në letër zyrtare të institucionit përkatës;
  • Një fotografi për konkurim, e ruajtur si foto-dokument (në format JPEG, ose një tjetër format të zakonshëm);
  • Kopja e pasaportës së udhëtimit, ose kopja e letërnjoftimit.

Aplikacionin e plotë për konkurim luteni ta dërgoni në mënyrë elektronike, në adresën: info@pris.diplo.de

Afati i fundit për konkurim: 31 gusht 2023


Këtu mund ta shkarkoni aplikacionin dhe listën e kontrollit, si dhe dokumente të tjera të nevojshme.

Për më shumë informata, në dispozicion është gjithashtu një faqe e veçantë e Bundestagut: IPS-Seite.


Downloads