Willkommen auf den Seiten des Auswärtigen Amts

Karnevali

Freimarkt-Umzug in Bremen

karnevalFreimarkt-Umzug in Bremen, © dpa

„Karnevali“: Stina më e famshme dhe më e çmendur në Gjermani.

Kremtimi më i madh i të gjitha kohërave në Gjermani fillon në pranverë: Karnevali! Kjo traditë që njihet edhe sikur stina e pestë e vitit është simbol i gëzimit për jetën dhe lumturisë para Mërkurës së hirit (Aschermittwoch).

Fjala Karneval rrjedh nga gjuha latine: carne vale që në përkthim i bie: Lamtumirë mish! Karnevali festohet në shumë qytete në Gjermani, por Këlni (Köln) konsiderohet si fortesë e festivalit. Karnevali në Këln është aq i vjetër sa vetë qyteti: kremtimi i tij daton që nga koha e romakëve dhe grekëve, të cilët adhuronin perënditë me verë dhe këngë. Më vonë nëpërmejt kremtimit të Karnevalit gjermanët dëbonin dëmonët e këqij të dimrit. Në mesjetë karnevali u festua me zë dhe me gëzim pavarësisht nga ndalesat dhe rregulloret e kishës së qytetit. Sezoni festiv fillon çdo pranverë me festën e Karnevalit në rrugë. Në çdo anë të qytetit dhe lokale festohet dhe vallëzohet ditë e natë me maska dhe kostume shumëngjyrëshe.

Mysafirët nuk janë vetëm gjermanet nga mbraë vendi, por vijnë edhe grupe të ndryshme muzikore nga e gjithë bota, me ç’rast vizitorët nga Zvicra dhe Amerika Latine përbëjnë numrin më të madh. Ata që duan të përjetojnë atmosferën e veçantë gjatë Karnevalit, duhet të kërkojnë lokale, të cilat luajnë muzikë karnevali nga Këlni (Kölsche Karnevalsmusik).