Willkommen auf den Seiten des Auswärtigen Amts

„Wiesn“ - Oktoberfest

Oktoberfest

Oktoberfest, © dpa

Oktoberfest-i (Festivali gjerman, i cili njihet me emrin „Oktoberfest“ ose „Wiesn“ mbahet në shehin „Theresienwiese“ në qendër të Mynihut) tërheq çdo vit mbi 6 milion vizitorë. Mysafirët vijnë çdo herë e më shumë nga jashtë, kryesisht nga Italia, SHBA-të, Japonia dhe Australia. Në vitet e fundit është etabluar edhe trendi i veshjes tradicionale (Tracht), kështu që gjithnjë e më shumë vizitorë shkojnë në Oktoberfest me pantollona lëkure (Lederhosen) ose fustane tradicionale (Dirndl).

Në Oktoberfest ka rreth 200 pika të prezantimit dhe shitjes, të cilat ofrojnë ushqime dhe rreth 80 prej tyre që ofrojnë vozitje dëfryese. Shumë familje kanë qenë aktiv në Oktoberfest që nga fillimi i shekullit të 20-të. Krahas atraksioneve më të pëlqyera dhe nostalgjike vit për vit sjellin makina të reja dëfryese, të cilat me anë të teknologjisë më të re shtojnë adrenalinen tek vizitoret.

(Quelle: Wikipedia)