Willkommen auf den Seiten des Auswärtigen Amts
300 loje të bukës dhe shije “Made in Germany”

Bäckerei, © picture-alliance / Chad Ehlers
Çdo gjerman, i cili ka vizituar njëherë miq ose të afërm në Mesdhe, në Lindjen e Mesme apo në Amerikë e di përgjigjjen se çfarë ata do të dëshironin si dhuratë: "Ju lutemi sjellni një bukë thekre të freskët". Si bukë tipike gjermane njihet buka e errët me koren kërcitëse.
300 lloje të bukës në Gjermani
Çdo gjerman, i cili ka vizituar njëherë miq ose të afërm në Mesdhe, në Lindjen e Mesme apo në Amerikë e di përgjigjjen se çfarë ata do të dëshironin si dhuratë: "Ju lutemi sjellni një bukë thekre të freskët". Si bukë tipike gjermane njihet buka e errët me koren kërcitëse.
Përbërësit bazë të bukës janë të njëjta që kur: miell dhe/ose miell i bluar trashë, ujë, maja ose lloj të majasë dhe kripë. Por në Gjermani, veçanërisht në veri gruri është përzier shumë shpejt me miell thekre – që është bazë për bukë tipike gjermane: Në dy të tretat e të gjitha llojet e bukave gjermane thekra është në listen përbërëse.
Shije “Made in Germany”
Tërshëra, elbi dhe gruri speltë, ose edhe qepët, arrat, fara të veçanta dhe erëza shtohen poashtu në brumin e bukës tipike gjermane. Në jug dhe perëndim - në drejtim të bukës së bardhë kah Franca - buka vjen duke u zbardh, pra më shumë vihet gruri në lojë. Vizitorët e huaj që hyjnë në një furrë buke në Gjermani kënaqen gjithmonë e më shumë me emrat e shumtë dhe të vështirë për tu shqiptuar: Ajo që në gjuhë të standardizuar quhet simite (bukë e vogël) „Brötchen“ në shumë vende të Gjermanisë njihet edhe si „Semmel“, „Wecke“, „Schrippe“ apo „Schusterjunge“ ose „Pfennigmuggel.“ Mirë që mund të tregojmë me gisht se çfarë dëshirojmë!
Copyright: Magazine Deutschland