Willkommen auf den Seiten des Auswärtigen Amts
Pse të mësohet gjuha gjermane?

Wort des Jahres "Millennium", © dpa
Çfarëdo plane që keni për të ardhmen tuaj, me njohjen e gjuhës gjermane i hapni vetës mundësi të panumërta. Të mësosh gjuhën gjermane do të thotë të fitoni një sërë aftësish me të cilat ju mund të përmirësoni kualitetin e jetës profesionale dhe personale.
Dhjetë arsye për gjuhën gjermane:
Çfarëdo plane që keni për të ardhmen tuaj, me njohjen e gjuhës gjermane i hapni vetës mundësi të panumërta. Të mësosh gjuhën gjermane do të thotë të fitoni një sërë aftësish me të cilat ju mund të përmirësoni kualitetin e jetës profesionale dhe personale:
1. Në jetën profesionale: Me anë të komunikimit në gjuhën gjermane me partnerët tuaj gjerman arrihen marrëdhënie më të mira profesionale dhe kjo jep mundësi më të mirë në komunikim - dhe kështu arrihet suksesi.
2. Një karierë globale: Me njohjën e gjuhës gjermane ju i mundësoni vetës mundësi më të mira profesionale tek firmat gjermane në vendin tuaj apo vende tjera.
3. Turizëm dhe hoteleri: Turistet nga vende gjermanofolës udhetojnë shumë dhe larg. Ata shpenzojnë më shumë sesa turistet nga vendet tjera. Ata kanë dëshirë të shërbehen personeli dhe guida turistike gjermanofolës.
4. Shkencë dhe hulumtim: Gjuha gjermane është gjuha e dytë shkencore. Gjermania qëndron në vendin e tretë në botë sa i përket kontributit në hulumtim dhe zhvillim. Poashtu shpërndan bursa për hulumtim për shkencëtar të huaj.
5. Komunikimi: Zhvillimet në fushën e mediave dhe teknologjinë informatike dhe komunikimi e bëjnë komunikimin shumëgjuhësh të domosdoshëm. Një numër i madh i faqeve të internetit janë në gjuhën gjermane. Gjermania zë vendin e 5. pas MB, SHBA, Kinës dhe Rusisë në mesin e 87 shteteve për botimet aktuale të librave. Prandaj njohja e gjuhës gjermane ju mundëson qasje më të mirë për marrjen e informatave.
6. Mirëkuptim kulturor: Të mësosh gjuhën gjermane do të thotë të fitosh një përshtypje rreth jetës, dëshirave dhe ëndrrave të njerëzve, të cilet jetojnë me shoqërinë multikulturore në vendet gjermanofolëse.
7. Udhëtim: Me anë të gjuhës gjermane përjetoni më shumë udhëtimet e juaja, por jo vetëm në shtetet gjermanofolëse por edhe në vende tjera të Europës, sidomos në Europën lindore.
8. Të shijohet literatura, muzika, arti dhe filozofia: Gjermanishtja është gjuha e Goethes, Kafkes, Mozartit, Bach-ut dhe Bethovenit. Shijoni edhe më shumë leximin dhe/apo dëgjimin e veprave të tyre në gjuhën origjinale.
9. Mundësi studimi dhe punësimi në Gjermani: Gjermania shpërndan një numër të madh të bursave për studime në Gjermani. Për të huajt të rinjë ka edhe vizë specifike pune si dhe për disa profesione të caktuara ka rregulla të veçanta për leje pune.
10. Programe shkëmbimore: Egzistojnë marrëveshje mbi shkëmbimin e nxënseve dhe studenteve në mes të Gjermanisë dhe shumë vendeve në mbarë botën.
Copyright: Goethe-Institut