Willkommen auf den Seiten des Auswärtigen Amts

Marrëdhëniet bilaterale

05.12.2017 -

Gjermania dhe Kosova

Më 17 shkurt 2008 Kosova shpalli pavarësinë, pas bisedimeve të gjata mes kosovarëve dhe serbëve, të cilat ishin të pasuksesshme. Me 20 shkurt Kabineti Federal e pranoi pavarësinë e Republikës së Kosovës sipas të drejtës ndërkombëtare dhe vendosi marrëdhënie diplomatike. Zyra ndërlidhëse gjermane u shndërrua në ambasadë.

Si pjestare e grupit te kontaktit Gjermania u angazhua në menyrë të veçantë për një zgjidhje të përhershme, të qetë dhe stabile për çështjen e statusit të Kosovës. Gjermania ka kontribuar që nga viti 1999 gjërësisht në ndërtimin e institucioneve demokratike të së drejtes shtetërore dhe në strukturat shoqërore civile, në rindërtimin e infrastruktures dhe për zhvillimin ekonomik në Kosovë – para së gjithash në kuadër të Paktit të Stabilitetit për Evropen juglindore. Ushtria Federale Gjermane paraqet njërin ndër kontingjenteve më të mëdha të trupave mbrojtëse të KFOR-it.

Perspektiva e anëtarësimit në BE është substanciale për paqe dhe stabilitet të qendrueshëm në Kosovë dhe në rajon.  Marrëveshja për Stabilizim dhe Asociim e nënshkruar në mes Kosovës dhe BE-së ka hyrë në fuqi më 1 prill 2016. Gjermania angazhohet në masë të madhe në kuadër të misionit të e BE-së për sundimin e ligjit – EULEX.

Posaçërisht për njerëz të rinj është e rëndësishme ta përjetojnë Europën “nga afër”. Për këtë shkak Gjermania ofron çdo vit bursa nëpërmjet Shërbimit Gjerman për Shkëmbim Akademik (DAAD) për qëndrime studimore, iu mundëson gazetarëve kosovarë pjesëmarrjen në udhëtime tematike në Gjermani dhe nxit bashkëpunimin ekonomik e kulturor.