Willkommen auf den Seiten des Auswärtigen Amts
Angazhimi gjerman në Këshillin për të Drejtat e Njeriut të KB-së
Këshilli për të Drejtat e Njeriut për Gjermaninë është institucioni qendror ndërkombëtar për mbrojtjen e të drejtave të njeriut dhe për zhvillimin e mëtejmë të standardeve që kanë të bëjnë me të drejtat e njeriut.

Kombet e Bashkuara e kanë deklaruar mbrojtjen dhe mbështetjen për të drejtat e njeriut të jetë një nga qëllimet e tyre më prioritare. Për këtë Këshillit pët të Drejtat e Njeriut i është dhënë një funksion qendror brenda sistemit të Kombeve të Bashkuara. Këshilli për të Drejtat e njeriut është themeluar në vitin 2006, si pasardhës i organizatës së Komisionit për të Drejtat e Njeriut të Kombeve të Bashkuara.
Anëtarësimi i Gjermanisë
Gjermania ka qenë anëtare themeluese nga viti 2006 deri në 2009. Këshilli për të Drejtat e Njeriut për Gjermaninë është institucioni qendror ndërkombëtar për mbrojtjen e të drejtave të njeriut dhe për zhvillimin e mëtejmë të standardeve që kanë të bëjnë me të drejtat e njeriut. Më 12.11.2012 Gjermania është zgjedhur përsëri për të qenë anëtare në Këshillin për të Drejtat e Njeriut për periudhën 2013/2015.
Pikërëndesat e angazhimit gjerman
Ministri federal për punë të jashtme Westerwelle për këtë ka deklaruar: Gjatë angazhimit tonë ne udhëhiqemi nga bindja se të drejtat e njeriut janë universale, të patjetërsueshme dhe të pandashme. Parimi ynë neve na jep kriterin që: dinjiteti i njeriut është i pacenueshëm. Ne do t’i kushtojmë vëmendje të njejtë edhe të drejtave ekonomike dhe sociale, sikundër edhe të drejtave politike dhe qytetare. Vetëm ai, i cili jeton pa frikë nga uria, nga etja dhe nga sëmundja mund në të vërtetë të jetojë në liri dhe të marrë përgjegjësi. Për këtë arsye ne dëshirojmë që të nisemi nga iniciativat tona për këto çështje aq të rëndësishme, siq është e drejta e njeriut për ujë dhe përkujdesje sanitare, lufta kundër trafikimit të njerëzve dhe e drejta e njeriut për banim të përshtatshëm. Në Këshillin e Sigurimit ne jemi angazhuar fuqishëm në veçanti për të drejtat e fëmijëve në konfliktet e armatosura. Angazhimin tonë për mbrojtjen e fëmijëve në mbarë botën ne do ta vazhdojmë në mënyrë konsekuente brenda Këshillit për të Drejtat e Njeriut.”
(Copyright: Ministria Federale për Punë të Jashtme)