Willkommen auf den Seiten des Auswärtigen Amts

Lufta kundër dënimit me vdekje

Gjermania e konsideron të drejtën për jetë si gjënë me vlerën më të lartë. Për këtë arsye qeveria federale, së bashku me partnerët e saj në Bashkimin Evropian prej vitesh ndjek një politikë aktive kundër dënimit me vdekje në mbarë botën.

Gjermania e konsideron të drejtën për jetë si gjënë me vlerën më të lartë. Për këtë arsye qeveria federale, së bashku me partnerët e saj në Bashkimin Evropian prej vitesh ndjek një politikë aktive kundër dënimit me vdekje në mbarë botën. Këtu janë arritur suksese të konsiderueshme: gjithnjë e më shumë shtete – aktualisht më shumë se 130 – e kanë pezulluar, apo e kanë hequr tërësisht ekzekutimin e dënimit me vdekje; rreth 95% e të gjitha ekzekutimeve në mbarë botën bëhen tashmë në vetëm shtatë shtete.

Angazhimi ynë kundër dënimit me vdekje shtrihet në disa nivele: në kuadër të Kombeve të Bashkuara qeveria gjermane së bashku me vendet e tjera angazhohet në mënyrë aktive për implementimin e rezolutës së miratuar nga Kombet e Bashkuara për heqjen e dënimit me vdekje. Rezultat i rëndëdishëm i miratimit të suksesshëm të kësaj rezolute është dokumentimi i qartë i tendencave në mbarë botën për heqjen e dënimit me vdekje. Përtej kësaj, heqja e dënimit me vdekje është një çështje, e cila në vazhdimsi rikthehet si temë bisedimesh gjatë takimeve bilaterale me përfaqësues të qeverive të vendeve të tjera, si dhe është objekt i mbështetjes së projektit të Ministrisë Federale për Punë të Jashtme.

Si të përshtatshme janë dëshmuar të jenë projektet, të cilat janë informuese dhe sensibilizojnë të drejtën e njeriut për jetë. Në fund qeveria gjermane përpiqet që, në në bashkëpunim të ngushtë me partnerët e saj brenda BE-së, me shumë përkushtim, nëpërmjet intervenimeve diplomatike në raste të veçanëta të shmangin ekzekutimet e parapara të dënimeve me vdekje.

(Copyright: Ministria Federale për Punë të Jashtme)