Willkommen auf den Seiten des Auswärtigen Amts

E drejta e njeriut për ujë të pastër të pijshëm dhe për përkujdesje sanitare

Rreth 900 milionë njerëz në mbarë botën nuk kanë qasje në ujë të pastër të pijshëm, 2,5 miliardë njerëz nuk kanë tualete. Sëmundjet që rezultojnë nga kjo janë shkaktar për vdekjen e më shumë fëmijëve, se sa nga sëmundjet si malaria, fruthi, apo HIV/AIDS së bashku.

Problem i rëndë

Rreth 900 milionë njerëz në mbarë botën nuk kanë qasje në ujë të pastër të pijshëm, 2,5 miliardë njerëz nuk kanë tualete. Sëmundjet që rezultojnë nga kjo janë shkaktar për vdekjen e më shumë fëmijëve, se sa nga sëmundjet si malaria, fruthi, apo HIV/AIDS së bashku. Çdo vit fëmijët për shkak të sëmundjeve të përcjellura me barkqitje humbin më shumë se 400 milionë ditë mësimi në shkolla. Miliona fëmijë dhe të rinj e humbin mundësinë për arsim dhe për një dalje nga varfëria. Marrë parasysh numrin e popullatës në rritje në botë, ky problem do të shkojë duke u rënduar. Me këtë rast dalin probleme të shumëta, ndër tjerash për shkak të edukimit të mangët dhe tabuizimit të temave.

Njohja si e drejtë njerzore

Duke u nisur nga ky presupozim, Gjermania së bashku me Spanjën angazhohen prej një kohe të gjatë për të drejtën e njeriut për ujë të pastër të pijshëm dhe për përkujdesje sanitare, një nga të drejtat themelore, të cilat dalin nga Pakti Ndërkombëtar për të Drejtat ekonomike, sociale dhe kulturore. Në korrik të vitit 2010 Asambleja e Përgjithshme e Kombeve të Bashkuara me shumicë absolute ka miratuar një rezolutë, me anë të së cilës njihet e drejta e njeriut për ujë të pastër të pijshëm dhe për përkujdesje sanitare. Nëpërmjet kësaj shtetet ftohen për të krijuar kushte kornizë, mekanizma rregullues, investime dhe nxitje të investimeve, në mënyrë për të përmirësuar gradualisht situatën e furnizimit, gjegjësisht përkujdesjes së popullatës në këtë aspekt. Përmbushja e së drejtës për ujë do të thotë që secili njeri duhet të ketë qasje në ujë të shëndetshëm, të pranueshëm dhe të pagueshëm, ashtu që ai të jetë mjaftueshëm në dispozicion për nevojat personale. Edhe përkujdesja sanitare duhet të jetë poashtu e sigurtë, higjienike, e pranueshme dhe e pagueshme.

(Copyright: Ministria Federale për Punë të Jashtme)