Willkommen auf den Seiten des Auswärtigen Amts

Angazhimi i gjithanshëm gjerman në Kombet e Bashkuara

Skulptur vor dem VN-Hauptgebäude
Vor dem VN-Hauptgebäude© UNO

Gjermania angazhohet në mënyrë të gjithanshme në Kombet e Bashkuara dhe merr pjesë në punën e tyre në pothuajse të gjitha seferat e rendesishme. Këtë e thekson edhe raporti aktual i Qeverisë Gjermane rreth bashkëpunimit me Kombet e Bashkuara.

Për politikën e jashtme gjermane Kombet e Bashkuara e kanë një funksion kyç: Ata janë me 192 anëtarë e vetmja organizatë ndërkombëtare veprimi i së cilës është i legjitimizuar në mënyrë univerzale. Veç kësaj, Kombet e Bashkuara janë të pazëvendësueshme sa i përket ballafaqimit të mirëfilltë me sfidat globale.

Angazhimi gjerman në OKB

Prandaj Gjermania ndjek synime të shumta të politikës së jashtme mbrenda Kombeve të Bashkuara. Mbrojtja klimatike, angazhimi për të drejtat e njeriut ose bashkëpunimi në misionet e shumta paqeruajtëse. Veç kësaj Gjermania angazhohet bindshëm për fuqizimin e autoritetit dhe efikasitetit të Kombeve të Bashkuara: synim qendror i Qeverisë Gjermane është që angazhimi ndërkombëtar për mbrojtje klimatike të bëhet mbi të gjitha në kuadër të Kombeve të Bashkuara. Marrëveshjet e ardhshme për mbrojtje klimatike do të krijojnë kështu përkrahjen e duhur. Njëkohësisht, kështu do të forcohen edhe më tej profili dhe realizimi me ngulm i Kombeve të Bashkuara në sferën e ambientit.

Nevojë për reformim

Në vendet anëtare tanimë është arritur konsenzusi, që në shekullin e 21 Kombet e Bashkuara kanë nevojë të reformohen. Institucionet, mënyra e punës, dhe politikat duhet të përshtaten me realitetet gjeopolitike dhe sfidat e reja. Rreth reformave në OKB ka pasur një sërë propozimesh. Një prej pikave ‑ vetëm një, por shumë e rëndësishme është reforma e Këshillit të Sigurimit. Ajo vazhdon të mbetet një prej çështjeve më të rëndësishme të Qeverisë Gjermane. Lidhur me këtë pikë punohet edhe më tej në mënyrë intenzive. Gatishmëria e Qeverisë Gjermane, që të marrë më shumë përgjegjësi në kuadër të një reforme të tillë është e pathyer.

Pikërëndesa: Misionet paqeruajtëse

Në vitin 2007, ruajtja e paqes nëpërmjet Kombeve të Bashkuara arriti pikën kulminante në historinë e saj. Këshilli i Sigurimit autorizoi angazhimin e rreth 120.000 ushtarëve, policëve dhe ekspertëve civil. Ata u shpërndanë në 20 misionet paqeruajtëse të Kombeve të Bashkuara dhe misionet politike. Si shtet anëtar i rëndësishëm i OKB-së, Gjermania jep kontribut të madh në misionet paqeruajtëse. Me një pjesëmarrje prej gati 8,6 përqind nga buxheti i Kombeve të Bashkuara për masa të ruajtjes së paqes, Gjermania paguan shumën e tretë më të madhe për financimin e misioneve të ashtuquajtura të helmetave të kaltra (misione paqeruajtëse). Në misionet e helmetave të kaltra Gjermania merr pjesë me 1.120 ushtarë dhe policë (të dhënat nga 31 dhjetor 2007). Kontigjentin më të madh e përbënte angazhimi në misionin e OKB-së në Liban (UNIFIL), udhëheqjen e së cilës e kishte Gjermania nga tetori 2006 deri më 29 shkurt 2008. Mirëpo, këtu shtohet edhe angazhimi me policë e ushtarë në misionet paqeruajtëse në Sudan (UNMIS), në Kosovë (UNMIK), në Gjeorgji (UNOMIG), në Liberi (UNMIL), në Etiopi/Eritre (UNMEE) dhe në Afganistan (UNAMA).

Këtu mund të lexoni më shumë: http://www.unric.org/