Willkommen auf den Seiten des Auswärtigen Amts

Politika e të drejtave të njeriut në Gjermani

Këshilli për të Drejtat e Njeriut i Kombeve të Bashkuara (KB) në vazhdimsi e shqyrton gjendjen e të drejtave të njeriut në të gjitha vendet anëtare të KB-së.

Këshilli për të Drejtat e Njeriut i Kombeve të Bashkuara (KB) në vazhdimsi e shqyrton gjendjen e të drejtave të njeriut në të gjitha vendet anëtare të KB-së. Në prill të vitit 2013 gjendja e të drejtave të njeriut në Gjermani shqyrtohet për herë të dytë në kuadër të një të ashtuquajture procedurë UPR (Universal Periodic Review). Për këtë Qeveria Federale e Gjermanisë e paraqet një raport, të cilin ajo paraprakisht e ka diskutuar edhe në mënyrë publike me organizata joqeveritare dhe me qytetarë. Dëgjimi për këtë është mbajtur më 5 dhjetor nën udhëheqjen e Markus Löning, Komisioner për të Drejtat e Njeriut të qeverisë gjermane.

Për çfarë bëhet fjalë?

Në kuadër të shqyrtimit universal të të drejtave të njeriut të Këshillit për të Drejtat e Njeriut të KB-së – të Universal Periodic Review (UPR) – shqyrtohet gjendja e të drejtave të njeriut në secilin shtet anëtar të Kombeve të Bashkuara, afërsisht një herë në katër vite. Nëpër këtë procedurë, e cila ekziston që nga viti 2007,Gjermania ka kaluar për herë të parë në shkurt të vitit 2009 dhe do t’i nënshtrohet sërish asaj në prill të vitit 2013.

Dëgjimi publik
Për këtë qeveria gjermane aktualisht është duke e përpiluar një draftraport, i cili i përmbledh zhvillimet në katër vitet e fundit. Në vazhdën e kësaj, dëgjimi publik do të duhej t’u jepte mundësi organizatave joqeveritare dhe qytetarëve për të bërë pyetje dhe sygjerime. Ky veprim është një „risi“ në Gjermani, tha Komisioneri për të Drejtat e Njeriut, Markus Löning gjatë dëgjimit në Universitetin Humbold në Berlin: „Qëllim i yni ka qenë që të marrë pjesë dhe të përfshihet publiku.“

Krahas përfaqësuesve të seksioneve të ndryshme të qeverisë federale pjesëmarrës ishin edhe përfaqësues të shumtë të organizatave joqeveritare (OJQ) – ndër to edhe OJQ-që si Brot für die Welt, Forum Menschenrechte, Kindernothilfe apo ProAsyl. Përfaqësuesit e OJQ-ve sygjeruan ndër të tjera, që në draftraport duhet të formulohen më shprehimisht dhe në mënyrë më të diferencuar të arriturat rreth çështjeve të racizmit, varfërisë dhe trafikimit të njerëzve. Markus Löning theksoi rëndësinë parimore të procedurës UPR dhe të punës së Këshillit për të Drejtat e Njeriut të Kombeve të Bashkuara. Për shoqëritë civile në mbarë botën këto, sipas tij, janë „të një rëndësie të jashtëzakonshme“. Kjo për faktin se të gjitha shtetet trajtohen të barabartë në këtë procedurë: vendet e mëdha shqyrtohen njejtë sikurse të voglat, vendet evropiane, sikurse ato afrikane e latino-amerikane.

Procedura e mëtejme UPR

Qeveria federale duhet ta dorëzojë raportin e saj deri më 21 janar 2013. Në prill pastaj Gjermania shqyrtohet gjatë mbledhjes së gjashtëmbëdhjetë të grupit punues të UPR-së. Afërsisht në shtator Gjermania mund të deklarohet rreth rekomandimeve të Këshillit për të Drejtat e Njeriut. Në tetor 2013 raporti pranohet me deklaratat e Gjermanisë, në mënyrë zyrtare në mbledhjen e shtatëmbëdhjetë të Këshillit për të Drejtat e Njeriut.