Komunikatë për shtyp 12.03.2012
Gjatë konsultimeve ndërqeveritare gjermano-kosovare për bashkëpunim ekonomik zhvillimor, të cilat u mbajtën më 12 mars 2012 në Prishtinë, Qeveria gjermane është zotuar për një mbështetje të mëtutjeshme të vendit më të ri në Evropë për të përmirësuar kushtet e jetesës dhe për afrimin e tij me BE-në. Të dy delegacionet u pajtuan për të forcuar edhe më tej bashkëpunimin në fushat e ekonomisë dhe nxitjes së punësimit, arsimit, si dhe energjisë e infrastrukturës së ujërave.