Willkommen auf den Seiten des Auswärtigen Amts

Aktivitetet në kuadër të 15 vjetorit të bashkëpunimit gjermano-kosovar

Bashkëpunimi pesëmbëdhjetë vjeçar gjermano-kosovar është shkak për t'u gëzuar. Këtu mund t'i gjeni aktivitetet e planifikuara për ta shënuar këtë përvjetor.

Me publikime dhe aktivitete të bashkëpunimit zhvillimor – bashkë me partnerët kosovarë – do ta shënojmë vitin 2014 me moton „15 vjetori i bashkëpunimit gjermano-kosovar“.

Synimi është që të promovohet bashkëpunimi zhvillimor me Kosovën në opinionin gjerman dhe atë kosovar dhe që të gjithë të njoftohen lidhur me aktivitetet, zhvillimet, ndikimet dhe synimet e ardhshme të bashkëpunimit zhvillimor gjerman.

Aktivitetet

- Broshura e 15 vjetorit të bashkëpunimit gjermano-kosovar me një pasqyrë të projekteve më të rëndësishme të akterëve qeveritarë dhe joqeveritarë

- Manifestim i madh me të gjithë akterët gjermanë në sheshin Nënë Tereza më 19 dhe 20 shtator 2014.

- Aktivitete të projekteve

- Hartimi i një strategjie të re për bashkëpunimin në vitet e ardhshme