Willkommen auf den Seiten des Auswärtigen Amts
Sigurohet furnizimi stabil i energjisë elektrike

Në vurjen e gurëthemelit të nënstacionit Peja 3 në lindje të Kosovës në muajin nëntor të vitit 2008 nuk do ta besonte askush, që vetëm pas një viti ai do të filloj punën. Por më 17 nëntor Kryeministri i Kosovës Hashim Thaçi dhe Ambasadori Gjerman Hans-Dieter Steinbach përuruan atë. Përfaqësues tjerë të qeverisë, përfaqësues të KOSTT (Kosovo Electricity Transmission, System and Market Operator),përfaqësues të KfW Bankës për Zhvillim dhe shumë punëtorë të cilët kanë qenë pjesëtarë në planifikimin dhe ndërtimin e këtij nënstacioni kremtuan këtë sukses me muzikë dhe vallëzim.
Deri më tani ka pasur ndërprerje të energjisë elektrike në lindje të Kosovës përshkak të mbingarkesës së rrjetit elektrik. Rrjeti transmetues i vjetër me 110 kV ka qenë shumë i gjatë dhe jo i mjaftueshëm. Kjo ka shkaktuar humbje të mëdha si dhe humbje të kapacitetit elektrik, gjë që ka limituar furnizimin e shfrytëzuesve duke përfshirë industrinë, familjet private, por edhe shkolla, shtëpi të shëndetit dhe administratën.
Nënstacioni i ri me kapacitetet transmetues të energjisë elektrike prej 400/110 kV Peja 3 shkurton dukshëm largësinë deri te qendrat e ngarkesës në lindje dhe veri. Litarët e ri dhe shumë më të fuqishëm do t'i menjanojnë bllokimet, do t'i reduktojnë humbjet si dhe do të mbajnë nivelin e ngarkesës në vlerë norme.
Shfrytëzuesit privat, tregtar si dhe publik do të mund të llogarisin tash e tutje në furnizim të sigurtë të energjisë elektrike, që është parakusht i zhvillimit ekonomik dhe shoqëror në Kosovë.
Në lindje të Kosovës, rajonin e Dukagjinit, jeton afërsisht gjysma e popullatës së Kosovës, cilët do të përfitojnë shumë me nënstacionin e ri.
Projekti Peja 3 u financua me mjete të Ministrisë Federale për Bashkpunim Ekonomik dhe Zhvillim (BMZ) nëpërmes KfW Bankës për Zhvillim dhe Konsolidimit të Buxhetit të Kosovës (KCB). Vlera e këtij projekti, që përveq ndërtimit të nënstacionit përfshinë edhe blerjen e një bageri për prodhimin e linjitit (8 milion euro) dhe trajnime të punëtorëve, arrinë 24,5 milion euro. Qeveria Gjermane kontriboj nëpërmjet KfW 13,5 milion euro, kurse Konsolidimi i Buxhetit të Kosovës 11 milion euro.
Burimi: KfW