Willkommen auf den Seiten des Auswärtigen Amts
Konsultimet e pesta Ndërqeveritare me Republikën e Kosovës
Më 21 shtator 2012 u mbajtën bisedimet ndërqeveritare për bashkëpunim politik zhvillimor në mes të Republikës së Kosovës dhe Gjermanisë.

Më 21 shtator 2012 u mbajtën bisedimet ndërqeveritare për bashkëpunim politik zhvillimor në mes të Republikës së Kosovës dhe Gjermanisë. Që nga pavarësia e Kosovës në vitin 2008 këto bisedime bilaterale u mbajtën tanimë për të pestën herë me radhë
Gjermania si donatori i dytë më i madh, pas SHBA-ve, do të mbështes Kosovën edhe më tej për t’i implementuar reformat e nevojshme në kuadër të procesit të afrimit të Kosovës me BE-në. Për këtë qëllim, gjatë këtyre konsultimeve janë zotuar mjete në vlerë prej 28,3 milionë eurove, të cilat i shërbejnë implementimit të projekteve në pikërëndesat përkatëse për zhvillim të qëndrueshëm ekonomik, në fushën e energjetikës dhe ujërave, si dhe arsimit themelor.
Me qëllim të afrimit me standardet e BE-së është inicuar në mënyrë të përbashkët edhe menaxhimi i ujërave të zeza. Pastrimi i ujërave të zeza nuk është bërë deri tani në Kosovë. Në kuadër të një projekti në fushën e energjetikës financohet modernizimi i mëtejmë i rrjetit të transmisionit të energjisë për popullatën dhe mbështetet integrimi sistemit në tregun rajonal të energjisë.
Poshtu edhe Fondi për Sigurimin e Depozitave, i cili është themeluar brenda bashkëpunimit kosovaro-gjerman do të rritet për depozitat e vogla. Planet e tjera të rëndësishme kanë të bëjnë me zhvillimin ekonomik në zonat rurale, nxitjen e arsimit profesional, si dhe arsimit themelor. Si projekt i ri është inicuar themelimi i një qendreje të takimit për të rinjtë në Mitrovicë, e cila do t’i mundësojë të rinjve nga të dy anët e lumit Ibër takime dhe shkëmbime me njëri-tjetrin.
Konsultimet ndërqeveritare gjermano-kosovare për bashkëpunim politik zhvillimor mbahen një herë në vit.