Willkommen auf den Seiten des Auswärtigen Amts

Senior Expert Service (SES) - Mbështetje në kualifikimin e ekspertëve dhe udhëheqësve

SES- Fondacioni i Ekonomisë Gjermane për Bashkëpunim Ndërkombëtar – është organizatë lidere në sferën e punës vullnetare për delegimin e ekspertëve dhe udhëheqësve që janë të pensionuar.

SES- Fondacioni i Ekonomisë Gjermane për Bashkëpunim Ndërkombëtar – është organizatë lidere në sferën e punës vullnetare për delegimin e ekspertëve dhe udhëheqësve që janë të pensionuar. SES u themelua në vitin 1983 si ofertë për ekspertët në pension, të cilët kishin dëshirë ta përcjellni dijen dhe përvojën e tyre dhe me punë vullnetare të angazhoheshin në zhvillimin ekonomik dhe luftimin e varfërisë. SES përkrahet ndër tjerash edhe nga Ministria Federale për Bashkëpunim Ekonomik dhe Zhvillim.

SES ofron mbështetje në kualifikimin e ekspertëve dhe udhëheqësve të të gjithë sektorëve në ndërmarrje të vogla dhe të mesme, në administratën publike, në oda dhe shoqata ekonomike, në institucione sociale dhe medicinale si dhe në institucionet e shkollimit profesional.

Informatat aktuale lidhur me SES (në gjuhën gjermane dhe angleze) mund t'i gjeni në faqen e internetit të SES: http://www.ses-bonn.de/en/about-us.html

(Teksti: © SES)