Willkommen auf den Seiten des Auswärtigen Amts
Thirrje për pjesëmarrje në sondazh: Si është gjendja ekonomike në Kosovë? Dhe si ecën të bërit biznes me Gjermaninë?

KDWV Logo, © KDWV
Oda Ekonomike Gjermano-Kosovare edhe këtë vit po kryen një sondazh rreth klimës së të bërit biznes në Kosovë.
Sondazhi është një instrument për të vlerësuar situatën ekonomike në Kosovë dhe pritjet e kompanive kosovare për të bërit biznes me Gjermaninë në të ardhmen.
Ambasadori Jörn Rohde për sondazhin: “Do të gëzohësha nëse marrin pjesë shumë kompani kosovare. Për arsye se ne si diplomatë nga rezultatet e sondazhit mësojmë se ku mund të mbështesim ekonominë e Kosovës. Gjithashtu edhe qeveria e re e Kosovës do të përfitojë nga përgjigjet tuaja. Por, një gjë e tillë funksionon vetëm në rast të një pjesëmarrje të gjërë.”
Prandaj, Ambasada Gjermane në Prishtinë dhe OEGJK bashkërisht u bëjnë thirrje kompanive kosovare të marrin pjesë në numër të madh në sondazhin Odave Ekonomike Gjermane.
Sondazhi kryhet nga të gjitha Odat Ekonomike Gjermane në Evropën Juglindore njëkohësisht dhe me të njëjtat pyetje – në gjithsejt 16 vende. Sondazhi konsiderohet si barometër i rëndësishëm për të vlerësuar situatën dhe pritjet e kompanive dhe, duke u bazuar në këndvështrimin e tyre, gjithashtu mundëson edhe krahasimin e kushteve për investim ndërmjet këtyre 16 vende.
Pyetjet në gjuhën shqipe, gjermane ose angleze mund të përgjigjen online në më pak se 10 minuta. Sondazhi përmbyllet më 9 prill.