Willkommen auf den Seiten des Auswärtigen Amts
Puna, arsimi profesional dhe studimi në Gjermani

Students with laptop , © dpa / picture-alliance
www.make-it-in-germany.com Portali zyrtar online për fuqi të kualifikuar punëtore, studentë dhe shkencëtarë, të cilët duan të jetojnë dhe punojnë në Gjermani.
Si vend i hapur ndaj botës dhe imigrimit, Gjermania ka një interes për migrimin e fuqisë së kualifikuar punëtore, studentëve dhe shkencëtarëve nga mbarë bota.
„Make it in Germany“ është portali zyrtar informativ për këto grupe të synuara.
Kjo përmbledhje e vegëzave dhe informacioneve synon t'jua lehtësojë qasjen drejt Gjermanisë dhe fillimin në Gjermani. Këtu ju mund të gjeni të gjitha informacionet e nevojshme, duke filluar nga rregullat për viza, tek lejet e punës, njohja e diplomave të huaja dhe profesionet më të kërkuara e deri te këshillat praktike për një qëndrim në Gjermani.
Punësimi. Mësimi. Hulumtimi. Themelimi. Në Gjermani.
Perspekltiva të reja: „Make it in Germany“ ju tregon se cilat mundësi dhe shanse për karrierë jua ofron tregu gjerman i punës dhe arsimit profesional.
Kontrolli i shpejtë: Pavarësisht nëse bëhet fjalë për punësim, themelimin e ekzistencës, apo hulumtime - shqyrtoni shanset tuaja individuale për të punuar dhe jetuar në Gjermani.
Bursa e punësimit: Këtu mund të gjeni shpallje aktuale të punës të Agjencisë Federale të Punës.
Vizat: Informacione të qarta rreth mundësive të ndryshme për hyrje në Gjermani gjeni në rubrikën "Viza"
Personi kontaktues në mbarë botën: Gjeni autoritetet dhe institucionet përgjegjëse në afërsinë tuaj.
Arritja. Banimi. Jeta. Në Gjermani
Integrimi: Ndjehuni mirë në Gjermani dhe bëhuni pjesë e shoqërisë tonë. Mësoni më shumë rreth vendit tonë dhe traditave të tij. Krahas kësaj, gjuha gjermane është një çelës i rëndësishëm për integrimin e suksesshëm.
Sfidat: Punonjës të kualifikuar ndërkombëtarë tregojnë, se si i kanë tejkaluar sfidat.
Banimi: Nga kërkimi i një banese, tek kontrata e qirase e deri tek zhvendosja – „Make it in Germany“ ju tregon si të gjeni shtëpinë tuaj të re në Gjermani.
Shkollat dhe çerdhet: Zbuloni ofertën e arsimit dhe përkujdesjes së fëmijëve tuaj në Gjermani.
Bankat dhe sigurimet: Sigurohuni – informacione përfshirëse rreth sigurimit dhe përkujdesjes.
Ofertat e portalit „Make it in Germany"
Pyetjet tuaja mund t'ia parashtroni drejtëpërdrejtë edhe ekipit të „Make it Germany“ – në Livechat, me email, në Twitter (@MakeitinGermany) ose përmes linjës telefonike në shumë gjuhë +49 30 1815-1111 (e hënë - e premte).