Willkommen auf den Seiten des Auswärtigen Amts

Përkrahja e ekonomisë së jashtme gjermane

Këtu do të gjeni informata lidhur me ekonominë në Kosovë, si dhe nje përmbledhje të shkurtër mbi mbështetjen që ofron Ministria Gjermane për Punë të Jashtme marrëdhënieve të jashtme ekonomike.

Përkrahja e ekonomisë së jashtme gjermane

Herstellung eines Volkswagen im Wolfsburger Werk, Deutschland
Automobilindustrie Deutschland© dpa/pa

Përkrahja e ekonomisë së jashtme gjermane është pjesë qenësore e politikës së jashtme gjermane dhe bartet bashkërisht nga shteti dhe ekonomia: përfaqësitë diplomatike, odat ekonomike të jashtme, delegacionet dhe përfaqësitë e tyre si dhe Shoqëria për Ekonomi me Jashtë dhe Marketing (GTaI - Germany Trade and Invest mbH) e përfaqësojnë dhe e përkrahin ekonominë e jashtme gjermane.

Ekonomia gjermane është në masë të madhe e gërshetuar me ekonominë botërore. Politika e jashtme gjermane mbështetë interesat ekonomike gjermane në botë dhe përkrahë ndërmarrjet gjermane në punën e tyre jashtë vendit.

Ajo kontribuon edhe në zhvillimin e mëtutjeshëm të një rendi të qëndrueshëm të ekonomisë globale.

Për informata të para ndërmarrjet/investorët potencialë në Kosovë mund të kontaktojnë Agjencionin për Promovimin e Investimeve (API), të Ministrisë së Tregtisë dhe Industrisë.

Ky agjencion ofron informata pa pagesë për të gjitha pyetet lidhur me investimet, themelimin e ndërmarrjeve, kriteret për import, rregullat ligjore për punësimin e punëtorëve në Kosovë etj.

API-në mund ta kontaktoni në:

Agjencioni për Promovimin e Investimeve
T: +381 (38) 200 36 527
F: +381 (38) 212 807
E: info@invest-ks.org

Veç kësaj, API publikon në gjuhën angleze në këtë faqe të internetit:

www.invest-ks.org

Ndërsa në gjuhën gjermane në këtë faqe:

www.ipak-vienna.org

Faqe të rëndësishme interneti rreth përkrahjes së ekonomisë së jashtme

Bunte PCs symbolisieren Vernetzung und Austausch
Bunte PCs© colourbox

Përkrahja e ekonomisë së jashtme gjermane nga Ministria Federale e Punëve të Jashtme

BFAI

Ambasada Gjermane në Beograd

Ambasada Gjermane në Shkup

DIHK/AHK Beograd

DIHK/AHK Shkup

E-Trade-Center wird Teil von iXPOS

Informationen zum Standort Deutschland

iXPOS - Portali për ekonominë e jashtme

Përmbajtje të tjera

Oda Ekonomike Gjermano-Kosovare u themelua më 17 prill 2012 në Prishtinë nga 39 ndërmarrje. Në çështjet ekonomike ajo do të bëhët një partner i rëndësishëm kontaktues i Unionit të Odaës Gjermane Tregtare dhe Industriale (DIHK) në Berlin dhe i strukturave të saj në ballkanin perëndimor.

Oda Ekonomike Gjermano-Kosovare