Willkommen auf den Seiten des Auswärtigen Amts
Përkrahja e ekonomisë së jashtme gjermane
Përkrahja e ekonomisë së jashtme është një pjesë qenësore e politikës së jashtme gjermane dhe financohet bashkërisht nga shteti dhe ekonomia.
Përkrahja e ekonomisë së jashtme gjermane

Ekonomia gjermane është në masë të madhe e gërshetuar me ekonominë botërore. Prandja politika e jashtme gjermane mbështet interesat ekonomike gjermane në botë dhe përkrahë ndërmarrjet gjermane në punën e tyre jashtë vendit. Ajo kontribuon edhe në zhvillimin e mëtutjeshëm të një rendi të qëndrueshëm të ekonomisë globale.
Me këtë përkrahja e ekonomisë së jashtme është një pjesë thelbësore e politikës së jashtme gjermane dhe financohet bashkërisht nga shteti dhe ekonomia. Përfaqësitë diplomatike, odat e jashtme tregtare, delegacionet dhe përfaqësitë e tyre, si dhe Shoqëria për Ekonomi me Jashtë dhe Marketing (GTAI - Germany Trade and Invest mbH) e përfaqësojnë dhe e përkrahin ekonominë e jashtme gjermane jashtë vendit. Kësaj në vendet, ku nuk ekzistojnë odat e jashtme tregtare, shumë shpesh i shtohen edhe iniciativat e ndërmarrjeve gjermane dhe lokale.
Akterët e përkrahjes së ekonomisë së jashtme gjermane në Kosovë janë
- Seksioni për Ekonomi i Ambasadës Gjermane
- Oda Ekonomike Gjermano Kosovare
- Parku i Inovacionit dhe Trajnimeve Prizren (ITP)
ITP Prizen është një projekt i filluar bashkërisht në vitin 2020 i qeverive të Gjermanisë dhe Kosovës në vendin e mëhershëm të kasernës së Bundeswehrit në periferi të qytetit të dytë më të madh të Kosovës, në Prizren. Parku udhëhiqet nga një menaxher gjerman dhe është i hapur për investitorë, veçanërisht nga fushat e teknologjisë inovative, ekonomisë kreative, përpunimit të artikujve ushqimorë dhe arsimit profesional.
Këtu për shkak të kompetencave rajonale edhe për Kosovën i shtohen edhe:
Panairet
Pozita gjeografike e Gjermanisë në qendër të Evropës investitorëve të huaj dhe vizitorëve të panaireve iu jep qasje në mbarë tregun e Bashkimit Evropian. Shfrytëzojeni këtë potencial!