Willkommen auf den Seiten des Auswärtigen Amts
Agjensioni Ndërkombëtar për Energji të Përtërishme (IRENA) fillon në 2009
Sfidat globale nuk mund të zgjidhen vetëm: siguria e energjisë, mbrojtja e ambientit dhe luftimi i varfërisë munden të luftohen vetëm bashkarisht në nivel ndërkombëtar. Një rol kyç luajnë këtu edhe energjitë e përtërishme, përdorimi i tyre i shpeshtë është përballë ndryshimit të klimës dhe në aspektin e burimeve të kufizuara konvencionale një gjë e domosdoshme. Me iniciativën e tyre për themelimin e një agjencioni ndërkombëtar për energji të përtërishme (IRENA) Qeveria Gjermane ka caktuar cakun që të përshpejtojë zgjerimin e energjisë së përtërishme në mbarë botën.
Deri më tani ka munguar një organizatë e tillë, synimi kyç i së cilës është këshillimi dhe përkrahja në mënyrë konkrete dhe të gjerësishme e vendeve industriale dhe atyre në zhvillim rreth zgjerimit të energjisë së përtërishme. Pikërisht këtu angazhohet IRENA: Një prej detyrave të tij kyçe do të jetë përcjellja e anëtarëve të saj në procesin e ndërtimit dhe zgjerimit të kornizave politike, me të cilat do të mund të përkrahej energjia e përtërishme.
Pas konferencës së suksesshme parapërgatitore në prill 2008 dhe punëtorive më 30 qershor dhe 1 korrik 2008, në Berlin, me ftesë të Qeverisë Spanjolle u mbajt, më 23 dhe 24 tetor 2008, në Madrid, një konferencë përmbyllëse përgatitore e IRENA. Aty u dakorduan 150 pjesëmarrës nga gjithsej 51 shtete rreth statuteve (teksteve të marrëveshjes) dhe modaliteteve të financimit të IRENA. Mbi këtë u pajtuan rreth krijimit të një komisioni përgatitor, si bazë juridike për fillimin e agjensionit në fazën ndërmjet nënshkrimit dhe hyrjes në fuqi, si dhe rreth kritereve dhe proceseve të përzgjedhjes të selisë së përkohshme dhe drejtorit gjeneral. Me këtë u hap rruga drejt themelimit. Interesimi i madh, posaçërisht i shteteve në zhvillim dhe atyre në prag, pasqyron se çfarë rëndësie mbarë botërore kanë burimet e energjisë së përtërishme për furnizimin me enegji.
Caku është shumë afër: statutet do të nënshkruhen më 26 janar 2009 në Bonn, gjatë konferencës së themelimit nga shtetet pjesëmarrëse, rrjedhimisht do të themelohet IRENA.
Që nga dita që do të pasojë, më 27 janar, do të mbahet mbledhja e parë e komisionit përgatitor në Bonn. Ndërkaq IRENA do të fillojë me punën e saj në fazën fillestare menjëherë, dhe do t’i realizojë projektet e para. Në mes të vitit 2009 do të cakohet selia e përkohshme si dhe do të përzgjedhet drejtori gjeneral i përkohshëm, gjithashtu do të ndertohet Organizata në mënyrë suksesive.
Caku kyç i IRENA është përshpejtimi i shfrytëzimit të gjërë dhe gjatë të energjive të përtërishme, në mbarë botën. Ky synim i gjërë parasheh një sërë aktivitetesh konkrete. Këtu bëjnë pjesë:
- Përmirësimi i kornizave politike për energjitë e përtërishme, nepërmjet këshillimit politik me synim të caktuar;
- Mbështetjen e zgjerimit të transferit të teknologjisë dhe shkencës në sferën e energjive të përtërishme;
- Përkrahja e ndërtimit të kapaciteteve (capacity building) në sferën e energjive të përtërishme;
Pos kësaj agjencioni do t’i këshillojë shtetet anëtare rreth mundësive të financimit, do të përkrah dhe shërbejë në punë publike si dhe do t’i forcojë hulumtimet politike. Synohet një strukturë mundësisht e gjërë e anëtarëve, ku shtetet industriale dhe ato në zhvillim do të përfaqësohen proporcionalisht. Veç kësaj IRENA do të bashkëpunojë ngusht me rrjetet dhe organizatat ekzistuese.
Në faqen e internetit në vazhdim, do të mund të lexoni informacione më të hollësishme rreth iniciativës së Qeverisë Gjermane për themelimin e IRENA: